Revistat Plotësojnë Nevojat Mbarëbotërore
Me trajtë të re si tri botime mbarëbotërore duke filluar nga janari 2021, revistat e Kishës po shpërndajnë mesazhe nga udhëheqës/e të Kishës që janë “domethënëse dhe bashkëkohore”, sipas Plakut Kuentin L. Kuk, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Revistat e reja për fëmijët, rininë dhe të rriturit “kanë fuqi shpirtërore dhe doktrinore”, tha ai. Temat përkrahin programin mësimor Eja, Më Ndiq dhe çështje të tjera të rëndësishme.
“Revistat e Kishës janë një burim me vlerë për të mësuar rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe pasjes së një ndjesie të përkatësisë në Kishën e Tij”, tha Presidenca e Parë në një letër ku u njoftuan revistat e reja. “Dëshira jonë është që anëtarët kudo do të abonohen dhe ta mirëpresin këtë ndikim që ushqen besim në zemrat dhe shtëpitë e tyre.”
Liahona, për të rriturit; Për Forcën e Rinisë, për adoleshentët; dhe Miku, për fëmijët, tani bëjnë të mundur që:
-
Familjet në rreth 150 vende të kenë mundësinë të abonohen te revista posaçërisht për fëmijët dhe rininë.
-
Revistat të jenë në dispozicion më shpesh në disa zona dhe gjuhë.
-
Anëtarët të marrin mesazhe të ngjashme bashkuese nëpër revistat mbarëbotërore.
-
Artikujt e revistave të jenë gjithnjë e më shumë në dispozicion si në formatin elektronik edhe të shtypur.
Udhëheqësit vendorë nxiten që t’u sigurojnë të kthyerve të rinj në besim një abonim njëvjeçar të revistës së përshtatshme për moshën e tyre dhe që të sigurojnë abonime në revistat Miku ose Për Forcën e Rinisë për fëmijët dhe të rinjtë e të rejat që frekuentojnë kishën pa prindërit e tyre.1