Pozicion i Ri: Këshilluese Zonale për Organizatat
Presidenca e Parë kohët e fundit miratoi një pozicion të ri, të quajtur këshilluese zonale për organizatat. Gratë që shërbejnë në këtë pozicion, do të thirren për të përkrahur udhëheqëset e Shoqatës së Ndihmës, të Të Rejave dhe Fillores në zonat ku ato banojnë anembanë botës. Ato do të ndihmojnë për të siguruar trajnim dhe këshillim për udhëheqëset vendore jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Nevoja për këshilluese zonale do të përcaktohet nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve, Presidenca e Të Shtatëdhjetëve dhe Presidencat e Zonave. Në zonat ku ato thirren, këshillueset vullnetare gjithashtu do të marrin pjesë në këshillat brenda zonës teksa punojnë së bashku me burrat dhe gratë e Kishës në zonat e tyre përkatëse. Ato do të shërbejnë nën drejtimin e Presidencave të Zonave për tre deri në pesë vjet.