2021
Vazhdon Përparimi për Tempujt
maj 2021


Lajme të Kishës

Vazhdon Përparimi për Tempujt

Në fjalët e tij të mbylljes në konferencën e përgjithshme, Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi planet për të ndërtuar 20 tempuj të rinj anembanë botës (shih faqen 127). Numri i mëparshëm, i lartë i tempujve të veçantë të njoftuar në të njëjtën kohë ishte 12 tempuj, të cilët u njoftuan nga Presidenti Nelson më 7 tetor 2018.

Presidenti Gordon B. Hinkli njoftoi planet për të ndërtuar 32 tempuj të rinj në konferencën e përgjithshme të prillit 1998, por nuk renditi vendndodhje të caktuara.

Që kur u bë President i Kishës në vitin 2018, Presidenti Nelson ka njoftuar ndërtimin e 69 tempujve. Ai shpalli 19 tempuj atë vit, 16 në vitin 2019 dhe 14 në vitin 2020. Aktualisht ka 43 tempuj në ndërtim e sipër ose rinovim dhe, pavarësisht nga pandemia, u çelën punimet për 21 tempuj të rinj në vitin 2020. Kisha tani ka 251 tempuj të njoftuar, në ndërtim e sipër ose në funksionim.

Përveç njoftimit të tempujve, Presidenti Nelson përvijoi katër fazat për rihapjen e tempujve ndërkohë që pakësohet pandemia.