2021
Plaku Vaianina Sikahima
maj 2021


Plaku Vaianina Sikahima

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Që nga koha kur Vaianina (Vai) Sikahima filloi të tërhiqte vëmendjen e rekrutuesve të kolegjeve, kur ishte një yll futbolli amerikan në shkollën e mesme në Arizonë të SHBA‑së, jeta e tij ka qenë publike.

Ai shkëlqeu si futbollist në Universitetin “Brigam Jang”, duke luajtur në skuadrën kampione kombëtare të Pumave në vitin 1984. Ai luajti si profesionist për disa skuadra të Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan dhe dy herë u caktua të luante në Pro Boul [ndeshjen e yjeve të futbollit amerikan] përpara se të kalonte në një karrierë të suksesshme si komentues lajmesh.

Por “lojtar futbolli amerikan” apo “telekronist” nuk përcaktonin identitetin se cili qe 58‑vjeçari gjenial.

“Nuk u mbështeta kurrë në të qenit një sportist profesionist ose telekronist si identiteti im”, tha Plaku Sikahima, i cili u mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë më 3 prill 2021. “Unë fillimisht identifikohem si bir i Perëndisë dhe si shenjtor i ditëve të mëvonshme.”

Ai është edhe një bashkëshort, baba dhe mbajtës i priftërisë – të gjitha identitete të përjetshme.

Plaku Sikahima iu lindi Sione dhe Rubi Sikahimës më 29 gusht 1962, në Nuku‘alofë të Tongës dhe ai u rrit në një vatër familjare të përcaktuar nga familja dhe besimi. Paraardhësit e tij ishin ndër të parët të Tongë që u bashkuan me Kishën.

Duke u rritur në Mesë të Arizonës, ai i la mënjanë përgatitjet për t’u bërë boksier profesionist kur zbuloi talentet e tij si futbollist. Kur pranoi një bursë që të luante për UBJ‑në, ai nuk kishte planifikuar që të shërbente në një mision kohëplotë.

“Por u gjenda midis të rinjve e të rejave që ishin thellësisht të zotuar që ta jetonin ungjillin dhe doja të isha më shumë si ata”, tha Plaku Sikahima.

Në vitin 1982, ai u largua nga futbolli i kolegjit për të shërbyer në Misionin e Rapid‑Sitit në Dakotën e Jugut. Kur u kthye në UBJ pas misionit të tij, ai u takua me një vajzë nga Havai, Keala Hederin. Ata të dy u martuan në Tempullin e Mesës në Arizonë në vitin 1984. Çifti Sikahima janë prindër të katër fëmijëve.

Përpara se të bëhej Autoritet i Përgjithshëm, Plaku Sikahima shërbeu si president i Të Rinjve të lagjes, peshkop, drejtor rajonal për çështjet publike, këshilltar i presidencës së misionit, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zonal.