2021
Kamill N. Xhonson
maj 2021


Kamill N. Xhonson

Presidente e Përgjithshme e Fillores

Kamill N. Xhonsoni e ka kaluar jetën e vet duke studiuar fjalët, duke i përpunuar ato dhe duke i përdorur për të ndihmuar njerëzit që të zgjidhin problemet gjatë karrierës së saj më shumë se 30‑vjeçare si avokate. Dhe ajo ka gjetur gjithmonë paqe të madhe në fjalët e shkrimeve të shenjta. Ajo i konsideron personalitetet e shkrimeve të shenjta mes miqve të saj më të dashur.

Megjithatë, kur ajo dhe bashkëshorti i saj u zhvendosën në Amerikën e Jugut për të drejtuar Misionin e Arekipës në Peru nga viti 2016 deri në 2019, atë e merrte malli për fjalët. Ngaqë nuk e kishte studiuar kurrë spanjishten, ajo u lut për aftësinë që të komunikonte me misionarët e saj dhe njerëzit, në mënyrë që ata ta ndienin dashurinë e saj për ta dhe dëshminë e saj për Librin e Mormonit.

“I mirëbesova Zotit dhe u mbështeta te Shpirti për ta shprehur dashurinë dhe dëshminë time kur nuk mund ta shprehja me fjalë. Ç’mësim të ëmbël dhe prekës mësova, që unë të mos ‘mbështet[esha] në gjykimin [tim]’ [Fjalët e Urta 3:5], por t’ia lija tërësisht në dorë Shpëtimtarit im.”

Gjatë udhës ajo mësoi një të vërtetë të thjeshtë të ungjillit: “Ungjilli është rreth pasjes dashuri për Shpëtimtarin, pasjes dashuri si Shpëtimtari dhe të lejuarit të dashurisë dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit që të veprojë në jetën tonë”.

Motra Xhonson u bekua me dashuri për 552 misionarët e misionit dhe tani e ndien zemrën e saj të zgjerohet për të dashur një milion fëmijët për të cilat ajo ka kujdestari.

“Gëzohem shumë me këtë mundësi për të mësuar nga fëmijët, të cilët janë një pasqyrim i dashurisë së pastër të Jezu Krishtit”, tha ajo.

Kamill Nedo Xhonsoni iu lindi Hal dhe Dorothi Nedos më 12 shtator 1963, në Pokatelo, Ajdaho, SHBA. Ajo u martua me Daglas R. Xhonsonin në vitin 1987, në Tempullin e Solt‑Lejkut. Ata kanë tre fëmijë. Ajo mori diplomë universitare në Universitetin e Jutës për anglisht në vitin 1985 dhe në Fakultetin Juridik “S. J. Kuini” të Universitetit të Jutës në vitin 1989.

Motra Xhonson ka shërbyer si presidente e Të Rejave të lagjes, në presidencat e Shoqatës së Ndihmës dhe Fillores në lagje dhe si mësuese e Doktrinës së Ungjillit.