2021
Kërkesat e Rishikuara të Diplomimit nga Seminari
maj 2021


Kërkesat e Rishikuara të Diplomimit nga Seminari

Për të përkrahur studimin e ungjillit në shtëpi dhe për të nxitur leximin e përditshëm të shkrimeve të shenjta, janë rishikuar kërkesat e diplomimit nga seminari. Tani, gjatë kursit të tyre katërvjeçar të studimit, studentët nuk do të raportojnë nëse e mbaruan leximin e librave të shkrimeve të shenjta (Dhiatës së Vjetër, Dhiatës së Re, Librit të Mormonit, Doktrinës e Besëlidhjeve dhe Perlës me Vlerë të Madhe); në vend të kësaj ata do të raportojnë nëse i lexojnë shkrimet e shenjta çdo ditë të paktën 75 përqind të kohës.

Kjo e zhvendos përqendrimin nga shënimi si i kryer, në krijimin e një zakoni të drejtë dishepullimi që do t’i bekojë studentët gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo gjithashtu e lejon seminarin, i cili më parë u ndryshua që të përputhej me planin e sugjeruar të leximit 12‑mujor për programin Eja, Më Ndiq, që të funksionojë me të gjitha organizatat e Kishës për të përkrahur studimin e ungjillit që është i përqendruar te shtëpia dhe i përkrahur nga Kisha.1

Kërkesa të tjera të diplomimit nga seminari përfshijnë frekuentimin e 75 përqind të orëve mësimore dhe kalimin e vlerësimit me një rezultat 75 përqind ose më lart. Certifikatat e përfundimit, të cilat janë më të pranuara në disa zona, kanë zëvendësuar certifikatat e njohjes të përdorura më parë.

Shënim

  1. Shih Presidenti Rasëll M. Nelson, “Fjalët e Hapjes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 7–8.