Përshtypje nga Konferenca
Të hënën pas konferencës së përgjithshme, të abonuarit e LDS Gems, një postë elektronike e përditshme me përmbajtje frymëzuese, morën ftesë që të tregonin përshtypjet e tyre nga asambleja solemne dhe nga sesionet e tjera të konferencës. Postimet në vijim përfaqësojnë më shumë se 1200 përgjigjet që morën revistat e Kishës.
Mëngjesin e së shtunës, pak përpara fillimit të konferencës, shtëpia jonë po gumëzhinte nga punërat e zakonshme të të shtunave, kur papritmas televizori u mbush me pamjet dhe tingujt e Korit Mormon të Tabernakullit në hapje të konferencës së përgjithshme. Ne i afruam dy djemtë tanë të vegjël dhe arritëm “t’i mbanim urtë” sa për lutjen e hapjes. Pastaj, kur Presidenti Uhtdorf erdhi tek foltorja për të nisur asamblenë solemne, në shtëpinë tonë atmosfera ndryshoi. Ne të katërt u ulëm gjunjazi para televizorit, Shpirti mbushte shtëpinë tonë. Për një çast u ndjeva në siklet që u bëmë të pranishëm në këtë çast të shenjtë të veshur dosido, në një dhomë të çrregulluar prej pushimit të mëngjesit. E megjithatë, ndërsa na erdhi radha të ngrinim dorën gjatë mbështetjes, zemra ime u mbush plot me gëzim. Përfundimisht qëndronim si familje, madje edhe vogëlushi e ngriti krahun e djathtë, dhe ishte një ndjesi shenjtërie që njeriu zakonisht e ndien në tempull. Qëndruam së bashku duke qenë dëshmitarë të asaj që Shpirti konfirmonte se ishte e drejtë.
Disa çaste më vonë, filloi përsëri zhangëllima e fëmijëve dhe na u desh të ngrinim volumin e zërit që të dëgjonim folësit, por ai çast i shkurtër paqeje mbeti në shtëpinë dhe zemrën tonë.
Kristina N., Juta, SHBA
Si të thuash, nuk arrij të them sa duhet se si u ndjeva në këtë konferencë. Shpirti ishte aq i fuqishëm; pata mundësi ta ndiqja në shtëpi dhe mund të ndieja Shpirtin rreth e përqark meje. Nuk kam qenë shumë aktive kohët e fundit dhe të shihja që Presidenti Monson uronte mirëseardhje përsëri tek vatha, më bëri të ndihesha sikur po fliste pikërisht me mua. U kënaqa shumë me të gjitha bisedat. Ati Qiellor po fliste përmes tyre dhe unë munda vërtet ta ndiej këtë. E di që nuk jam e përkryer, por ndjeva vërtet se më nevojitet të rikthehem në kishë që të gjej ushqimin e të rifilloj. Nuk kam të ngopur me konferencën këtë radhë. I jam kthyer tashmë për ta dëgjuar në internet. Shpresoj të marr pjesë në lagjen time javës tjetër.
Xhein U.
Ishte e mrekullueshme të dëgjoje mesazhet e konferencës, veçanërisht atë të profetit të gjallë, Presidentit Monson, pavarësisht faktit se jam në mes të udhëtimit nëpër botë, në një vend ku ungjilli ende nuk mund të predikohet. Por nëpërmjet teknologjisë kisha mundësi të merrja pjesë dhe të ndieja Shpirtin e të ngrihesha moralisht. Duke dëgjuar këshillat që u dhanë dhe dëshmitë e thëna, sidoqoftë, më bëri që të uroja edhe më fort që të gjithë vëllezërit dhe motrat tona të merrnin nga bekimet bujare të ungjillit. Lutem që kjo të ndodhë së shpejti.
Xhenril F.
Çasti më i rëndësishëm i konferencës ishte për mua biseda e mbajtur nga Presidenti Uhtdorf, rreth përplasjes së aeroplanit që ndodhi në Antarktidë. Më preku thellësisht çështja se si diçka aq e imët në përqindje, mund të ketë një ndikim mbetës që mund të jetë i pakthyeshëm e me pasoja të përhershme. Ajo tregoi gjithashtu se, pavarësisht sa larg mund të endemi nga shtegu i ngushtë dhe i ngushtuar, ne duhet të pranojmë se gabuam dhe të kërkojmë faljen nga Ati ynë Qiellor përherë i përzemërt. Ai kujdeset thellësisht për mirëqenien tonë dhe na do kur ne arrijmë t’i pranojmë fajet tona, kur mësojmë prej tyre dhe rritemi prej tyre shpirtërisht.
Orion H., Kolorado, SHBA
Shoqja ime e mirë në shkollë më pyeti se ç’bëra për fundjavë. Ia tregova, dhe bisedimi për konferencën e përgjithshme u bëri rrugë pyetjeve të saj të mëtejshme për ato që unë besoj dhe për Librin e Mormonit. Munda të përdor Nenet e Besimit për t’i shpjeguar disa ndryshime themelore të Kishës sonë nga kishat e tjera të krishtera dhe gjithashtu munda t’i shpjegoj qartë çfarë është Libri i Mormonit dhe si lidhet ai me Biblën.
Sa mirënjohëse jam që pata këtë mundësi! E di që Shpirti më drejtoi në përgjigjet e mia për pyetjet e saj dhe, po të mos ishte në saje të konferencës së përgjithshme, ndoshta nuk do të kisha shpirtin e duhur për t’iu përgjigjur pa vështirësi.
Eli W., Angli
E kthyer në besim më 1972, rashë në pasivitet për më shumë se njëzet vite. U bëra përsëri aktive rreth dhjetë vjet më parë dhe u vulosa në tempull me tim shoq, edhe ai i kthyer në besim. E doja Presidentin Hinkli dhe mendoja se asnjë profet nuk do të mund të zinte vendin e tij. Kur na u ofrua të jepnin votën mbështetëse për Presidentin Monson, ndjeva mëri dhe disi u nxeha, sepse mendoja që ai nuk mund ta bënte punën. Oh, sa kokëfortë që isha! Kur Presidenti Monson u ngrit të fliste, e shikoja në sy dhe i ndiqja çdo lëvizje. Në sytë e tij pati pikërisht të njëjtën dritë dhe shkëlqim që kishte patur në ato të Presidentit Hinkli, fort të dashur për mua. U pushtova nga gëzimi dhe ngaqë dallova praninë e Frymës së Shenjtë tek ky njeri – profeti, shikuesi dhe zbuluesi im i ri.
Meri Lu R., Nju Meksiko, SHBA
Gjatë konferencës Shpirti më motivoi të ndryshoja jetën time. Edhe pse kam qenë “aktive” në Kishë gjithë jetës, nuk kam qenë e motivuar nga Shpirti kaq plotësisht sa në këtë konferencë. Ndihem sikur çdo mesazh m’u drejtua në veçanti mua. Do t’u afrohem familjes dhe miqve e do t’u kërkoj të falur për gjithë sa i kam fyer, dhe do të fal të tjerët që më kanë fyer mua. Do t’i trajtoj të tjerët siç dua të më trajtojnë dhe do t’i shkoj shembullit të Shpëtimtarit sa të mundem më pranë.
Delbert C., SHBA
Familja jonë e qarkullon detyrën e mbrëmjes familjare në shtëpi. Bashkëshortit tim i takonte të hënën pas konferencës. Gjatë sesionit të pasdites të së dielës, Plaku Zuik dha një mësim për mbajtjen e standardeve. Bashkëshorti im e përdori këtë bisedë për të theksuar nevojën e mbajtjes së standardeve tona. Unë e kisha marrë bisedën si material zanor MP3 nga faqja e internetit. U ulëm së bashku si familje dhe dëgjuam edhe një herë bisedën. Kjo na dha një rast të hapnim me djalin tonë 14-vjeçar temën e zgjedhjes së miqve, të marrjes së vendimeve të mira dhe të të pasurit të një plani për jetën.
Guen D., Uashington, SHBA
Gjatë asamblesë solemne ndihesha aq e privilegjuar, e përulur dhe mirënjohëse që kisha mundësi nga shtëpia të isha pjesëmarrëse dhe të ngrihesha në këmbë e të ngrija dorën për të mbështetur profetin tonë të ri, Presidentin Monson. Më shkuan lotë ndër sy kur im bir, që sapo ka mbushur 12 vjeç, pati mundësi të ngrihej së bashku me Priftërinë Aarone dhe ime bijë bashkë me Të Rejat të bënte po ashtu. Ëmbëlsia e Shpirtit që më ripohonte në zemër se Tomas S. Monson është njeriu që Zoti dëshiron sot në krye të Kishës së Tij, ishte mjaft e madhe! Nuk kishte asnjë dyshim në mendjen time për natyrën hyjnore të thirrjes së tij të shenjtë.
Meridí H., Nju Meksiko, SHBA
Duke qenë beqar, gjatë bisedës së Plakut Ballard, mendja dhe zemra ime ndjenë mënyra me të cilat mund të përgatitem ta dua më shumë bashkëshorten time të ardhshme dhe t’i shërbej asaj më mirë e të mbaj ngarkesat e saj, që ato të lehtësohen. Tani për tani, asgjë në jetën time nuk është më e rëndësishme se gjetja e një bashkëshorteje me të cilën të martohem në tempull dhe krijimi e një familjeje të vlerësuar e të lëvduar prej saj. Ndihem plot gjallëri dhe pres me padurim që ta dua atë me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën time.
Majk S., Florida, SHBA