Plaku Kent D. Uatson
Nga të Shtatëdhjetët
Duke hedhur vështrimin pas në jetën e tij, Plaku Kent Di Uatson ka ndier gjithmonë se ishte besimtar dhe se gjithmonë e ka pasur një dëshmi, por një ngjarje pati pasojë të thellë tek ai.
“Vendimi që mora kur isha i ri, që të shkoja në një mision, ka ndikuar gjithë aspektet e jetës sime”, thotë Plaku Uatson, i sapo thirrur në Kuorumin e Dytë të të Shtatëdhjetëve.
Ai mori thirrje për në Misionin e Jugut të Lindjes së Largme dhe shërbeu në Tajvan. “Si rezultat i misionit tim, unë ndryshova nga një student mesatar në një student të mirë”, vazhdon ai. “Për shkak të misionit tim, unë takova gruan time. Më paraqiti tek ajo një ish-shok misioni. Për shkak të misionit tim, unë studiova gjuhën kineze. Për shkak të misionit tim, unë gjeta një profesion në të cilin kam pasur një karierë të këndshme. Për shkak të misionit tim, familja jonë ka pasur mundësinë të jetojë në qytete të ndryshme.”
Plaku Uatson u diplomua dhe mori një master nga Universiteti “Brigam Jang” dhe e kreu karrierën e tij profesionale si financier publik i liçencuar, duke u bërë së fundi kryetar dhe zyrtari kryesor ekzekutiv i një firme financiare ndërkombëtare.
Plaku Uatson pati gjithashtu mundësinë të rikthehet në zonën e misionit të tij, së bashku me bashkëshorten, për të shërbyer si president i Misionit të Tajvanit, Taiçung, dhe president i përkohshëm i Misionit të Tajvanit, Kaosiung. Puna me kaq shumë misionarë të rinj i ka dhënë atij besim tek forca e rinisë në Kishë.
Plaku Uatson ka shërbyer në një numër thirrjesh të tjera në Kishë, përfshirë si peshkop dhe këshilltar në një presidenci kunji.
Plaku Uatson lindi në Sedar Siti të Jutas, SHBA, nga Lorenco Di Uatson dhe Xhois Uatson, më 8 maj 1943. Ai u martua me Koni Lingman më 23 gusht 1967 në Tempullin e Solt Lejkut dhe janë prindër të pesë fëmijëve.