Plaku Ted R. Kelister
Nga të Shtatëdhjetët
I vendosur që të shkojë kudo ku Zoti e dërgon, Plaku Ted Riçards Kelister dëshmon se shërbimi ndaj Zotit sjell shumë bekime.
“Zoti të ndihmon edhe kur ti ndihesh i papërshtatshëm”, thotë Plaku Kelister. “Çdo thirrje është më e madhe se personi dhe Zoti ofron ndihmën e Tij. Ndonëse udhëheqja e Tij është e qetë dhe e butë, Ai nuk të lë vetëm.”
Plaku Kalister iu lind Rid Kelisterit dhe Norinë Kelisterit më 17 dhjetor 1945, në Glendejl, Kaliforni, SHBA. Ai ka shërbyer si misionar kohëplotë në Misionin e Shteteve të Atlantikut Lindor, si peshkop, president kunji, përfaqësues rajonal, i Shtatëdhjetë Zone dhe po shërbente si president i Misionit të Kanadasë, Toronto Lindore, kur mori thirrjen e tij për në Kuorumin e Dytë të të Shtatëdhjetëve.
Shërbimi si president misioni ka qenë një përvojë përtej çdo përshkrimi për Plakun Kelister, që i pëlqen më shumë të kalojë kohën me familjen e tij.
“Ti mëson t’i duash misionarët thuajse si të ishin bijtë dhe bijat e tua”, thotë ai. “Vazhdimisht ata ngrihen në nivelin e asaj që ti pret prej tyre dhe duket sikur kanë potencial të pakufizuar.”
Pasi u diplomua për financë nga Universiteti “Brigam Jang”, për juridik nga UCLA dhe mori një diplomë masteri në ligjin e taksave nga Universiteti i Nju Jorkut, Plaku Kelister punoi si jurist për 34 vjet në një firmë juridike të familjes në zonën e Los Anxhelesit, Kaliforni.
Duke zbatuar parimet që ka mësuar në çështjet si profesionale ashtu dhe personale, Plaku Kelister thotë: “Praktikimi i jurisprudencës ka qenë një disiplinë e mirë për të mësuar të analizoj thelbin e problemit, të di se nuk duhet të marr me mend përfundimet dhe të kuptoj se duhet të mbledh të gjithë faktet para se të marr një vendim. Po ashtu, besoj se Zoti pret që ti të kryesh pjesën tënde në procesin e kërkimit të zbulesës vetjake.”
Plaku Kelister dhe gruaja e tij, Ketrin Luiz Saporiti, u takuan kur ndiqnin UBJ dhe u martuan në Tempullin e Los Anxhelesit, Kaliforni, më 20 dhjetor 1968. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve.