En M. Dib
Këshilltare e Dytë në Presidencinë e Përgjithshme të Të Rejave
Kur e pyesin se cilat përvoja e kanë përgatitur më mirë atë për thirrjen si këshilltare e dytë në presidencinë e përgjithshme të Të Rejave, En Monson Dib përgjigjet me një buzëqeshje të madhe dhe të qeshur bujare, “Të qenit nënë! Dhe të qenit një bijë!” Ajo shton shpejt: “Dhe zbatimi i mësimeve të Shpëtimtarit në jetën time.”
Lindur në Solt Lejk Siti të Jutas, SHBA, më 30 qershor 1954 nga Tomas S. Monson dhe Frensis J. Monson, Motra Dib ka mësuar nëpërmjet shumë përvojash të ëmbla se “Ati Qiellor e di se çfarë më duhet”, por që “ne duhet të kemi besim tek Zoti dhe afati i Tij kohor.”
Ajo shpreson që të rejat të zbatojnë një nga pjesët e saj të preferuara të shkrimit të shenjtë, Fjalët e Urta 3:5–7: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.”
Kur ndiqte Universitetin “Brigam Jang”, Motra Dib takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, Roxher Dib, me të cilin u martua në Tempullin e Solt Lejkut, më 5 mars 1974. Ata janë prindër të katër fëmijëve. Motra Dib i përqendroi energjitë e saj në përkujdesjen për shtëpinë. Megjithatë, kur fëmijët u rritën pak dhe ajo ndjeu se ishte koha e duhur, ajo filloi të mësonte pak lëndë çdo vit, duke u diplomuar si përfundim me një diplomë për arsimin fillor.
Motra Dib ka shërbyer në një larmi thirrjesh të Kishës në secilën prej organizatave ndihmëse. Ajo ka shërbyer në bordin e përgjithshëm të Të Rejave para thirrjes së saj në presidencinë e përgjithshme të Të Rejave.
Ajo beson se e vërteta kuptohet nga të gjithë njerëzit dhe se ne të gjithë mund të ndiejmë Shpirtin nëpërmjet mësimeve të udhëheqësve tanë. “Mësova kur isha e re se mund të mbështetesh në dëshminë e profetit kur përpiqesh të fitosh tënden”, thotë ajo. “Gjithkush ka të drejtë për një dëshmi, nëse ti e hap zemrën dhe dëshiron të marrësh mësim nga Shpirti.”