2008
Plaku Zherald Kosé
Maj 2008


Plaku Zherald Kosé

Nga të Shtatëdhjetët

Elder Gérald Caussé

Plaku Zherald Kosé i do njerëzit. “Si president kunji në Paris të Francës, takova mjaft njerëz nga të gjitha anët e botës”, thotë ai. “Ndërsa u shërbeja, zbulova se ne jemi të gjithë të një zemre dhe një dëshmie, kur është çështja për ungjillin.”

Ndërsa ka shërbyer si i Shtatëdhjetë Zone në Zonën e Europës Perëndimore në kohën e thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të të Shtatëdhjetëve, Plaku Kosé gjithashtu ka shërbyer në një këshill të peshkopit, si udhëheqës i grupit të priftërinjve të lartë dhe si këshilltar në një presidenci kunji.

Lindur në Bordó të Francës, më 20 maj 1963, nga Zhan Kosé dhe Marí-Blonsh Boné Kosé, Plaku Kosé u vendos në Paris kur ishte 19 vjeç. Atje kreu një vit shërbim ushtarak në një Agjenci të NATO-s. Filloi të takohet me Valerí Babén kur ishin në të njëjtën lagje në Paris. Të dy ishin nga familje besnike SHDM dhe njiheshin me njëri-tjetrin që kur ishin fëmijë. Ata u vulosën më 5 gusht 1986 në Tempullin e Bernës, Zvicër, dhe janë tani prindër të pesë fëmijëve.

Plaku Kosé, i cili ka patur karierë të gjatë në industrinë ushqimore, mori një diplomë më 1987 nga ESSEC, një shkollë biznesi në Paris. Në kohën e thirrjes së tij ai ishte drejtor administrativ dhe në një bord drejtues për një kompani që merret me shpërndarjen e ushqimeve në sistemet furnizuese dhe supermarketet.

Plaku Kosé zhvilloi dashurinë e tij për muzikën kur filloi të merrte mësime pianoje në moshën shtatë vjeç. Sot, këngët dhe muzika instrumentale mbushin shtëpinë e Koséve, ku çdo pjesëtar i familjes luan në piano, violinë ose violinçel.

“Kur Jezusi zgjodhi Apostujt e Tij, disa prej tyre ishin peshkatarë dhe ata menjëherë i lanë rrjetat dhe e ndoqën”, thotë Plaku Kosé. “Shoh se Kisha sot vepron njëlloj. E ndiej që thirrja ime është nga Zoti nëpërmjet Profetit të Tij, Presidentit Tomas S. Monson. Unë gjithashtu do të ndjek Shpëtimtarin.”