2008
Plaku Xhejms J. Hamula
Maj 2008


Plaku Xhejms J. Hamula

Nga të Shtatëdhjetët

Elder James J. Hamula

Nëse ka ndonjë gjë që më cilëson mua për këtë thirrje, ajo është dëshmia ime që unë e fitova në moshën 18 vjeçare kur po përgatitesha për një mision”, thotë Plaku Xhejms Jozef Hamula. “Unë pata një përvojë të mrekullueshme, gjatë së cilës mora një dëshmi të fortë për karakterin hyjnor të Zotit dhe të Kishës së Tij.”

I lindur më 20 nëntor 1957, në Long Biç të Kalifornisë, SHBA, nga Jozef dhe Xhois Hamula, Plakut Hamula i kujtohet kur lexoi historinë e Vegimit të Parë. Ai lexoi se si Jozef Smithi i ri donte të dinte se çfarë ishte e drejtë dhe ndjeu se edhe ai gjithashtu kishte nevojë t’i drejtohej Zotit në lutje. “Kështu unë u gjunjëzova anash krevatit dhe me zell iu luta qiejve. Dhe si rezultat, unë mora një përgjigje që ishte po aq e qartë dhe e pagabueshme, sa çdo gjë që unë kam përjetuar në jetë. Unë u ngrita më këmbë duke e ditur që Kisha ishte e vërtetë.”

Pasi shërbeu në Misionin e Gjermanisë, Mynih, Plaku Hamula mbaroi Universitetin “Brigam Jang” me një diplomë për shkenca ekonomike dhe filozofike. Më pas, ai mori një diplomë masteri në shkencat shoqërore për filozofi politike dhe një doktoratë për drejtësi, po ashtu nga UBJ. Në kohën kur u thirr në Kuorumin e Parë të të Shtatëdhjetëve, ai punonte si përfaqësues ligjor në Mesa të Arizonës, SHBA.

Pikërisht në Arizona, Plaku Hamula takoi bashkëshorten e tij, Xhois Endërson. Ata u martuan në Tempullin e Mesës, Arizona, më 27 prill 1984 dhe janë tani prindër të gjashtë fëmijëve. Dy djemtë binjakë më të vegjël lindën kur Plaku Hamula po shërbente si president i Misionit të Uashingtonit D. C. Jugor.

Plaku Hamula ka shërbyer gjithashtu si peshkop, president kunji dhe i Shtatëdhjetë Zone. “Të gjitha përvojat e mia në Kishë kanë qenë shtesa përmirësuese të asaj eksperience të vetme kur isha djalë 18-vjeçar në përgatitje për misionin tim”, thotë ai. “Ai ishte themeli i gjithçkaje.”