2008
Plaku Alen F. Paker
Maj 2008


Plaku Alen F. Paker

Nga të Shtatëdhjetët

Elder Allan F. Packer

Plakut Alen Forrest Paker i kujtohet se kur ishte një djalë 10 apo 12- vjeçar, ai nuk ndiente se po merrte përherë përgjigje për lutjet e tij. Një ditë, ndërsa po punonte me të atin e tij, Bojd K. Paker, tani President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i riu Alen i shprehu shqetësimin e tij.

I ati e mësoi përmes një ngjashmërie, duke thënë që pilotët nuk i përdorin parashutat sa herë që fluturojnë, por ata prapëseprapë zbatojnë praktikën, duke i mbajtur ato veshur. Presidenti Paker e nxiti të birin të vazhdonte të lutej, të ishte i duruar dhe të kishte besim që, kur do të nevojitej një përgjigje, ai do ta merrte atë.

“Ai mësim më ndihmoi mua përgjatë viteve të hershme të zhvillimit të dëshmisë sime”, thotë Plaku Paker, i thirrur këto kohët e fundit në Kuorumin e Parë të të Shtatëdhjetëve.

Plaku Paker lindi nga Bojd Keneth Paker dhe Dona Smith Paker, në Brigam Siti të Jutas, SHBA, më 7 korrik 1948. Megjithëse ai dhe gruaja e tij, Terri Benet Paker, kanë lindur që të dy në Juta, ata u takuan në Boston të Masaçusetsit, SHBA, ku ata bënë shkollën e mesme. Pas misionit të Plakut Paker në Misionin e Andeve dhe Misionin e Kolumbi-Venezuelës, ai dhe Terri u martuan në Tempullin e Solt Lejkut më 1 korrik 1970. Ata janë prindër të 8 fëmijëve dhe kanë 17 nipër e mbesa.

Ai e mori diplomën për teknologjinë e inxhinierisë elektronike nga Universiteti “Brigam Jang”. Ka punuar në biznes dhe si zëvendëspresident për kompani të ndryshme.

Plaku Paker ka shërbyer gjithashtu në shumë thirrje të Kishës, përfshirë peshkop, drejtues skautizmi, këshilltar në një presidenci kunji, president i Misionit të Spanjës, Malaga dhe si anëtar i bordit të përgjithshëm të Të Rinjve.

“Unë e di që kjo punë është e vërtetë”, thotë Plaku Paker. “Shpëtimtari është Shëlbuesi ynë. Ai hapi portën dhe na dha mundësinë të kthehemi tek Ati ynë. Unë jam i nderuar që mundem ta ndihmoj Atë të përmbushë veprën e Tij.”