Instituti
Mësimi 12 Materiali i Mësuesit: Ngritja e Kauzës së Sionit


“Mësimi 12 Materiali i Mësuesit: Ngritja e Kauzës së Sionit”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2019)

“Mësimi 12 Materiali i Mësuesit”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes

Mësimi 12 Materiali i Mësuesit

Ngritja e Kauzës së Sionit

Pasi u urdhëruan nga Zoti që të ngrinin kauzën e Sionit, shenjtorët e hershëm filluan të ndërtonin një vend mbledhjeje në kontenë Xhekson të Misurit. Ky mësim hartohet për t’i ndihmuar studentët të përcaktojnë mënyra se si ata mund të ndihmojnë për ta ndërtuar Sionin në kohën tonë.

Sugjerime për Mësimdhënien

Zoti i urdhëron njerëzit e Tij që të ngrenë kauzën e Zotit.

Kërkojuni studentëve të mendojnë se sa herë i janë lutur Atit Qiellor duke kërkuar ndihmë që të dinë se çfarë Ai do t’i bënte ata të bënin në jetën e tyre.

Shpjegoni se në pranverën e vitit 1829, madje përpara se të organizohej Kisha, Jozef Smithi mori zbulesa në emër të Oliver Kaudërit, Hajrëm Smithit dhe Jozef Najtit. Secili prej këtyre burrave dëshironte të dinte atë që Zoti do të donte që ata të bënin. Shkruani në tabelë referencat vijuese të shkrimeve të shenjta: Doktrina e Besëlidhje 6:6; 11:6; 12:6.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje vargjet, duke kërkuar atë që Zoti i tha secilit prej këtyre burrave.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien nga Jozef Smithi në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Ose mund të paraqitni materialin filmik “Teachings of Joseph Smith: Preparing for Zion” [“Mësimet e Jozef Smithit: Përgatitja për Sionin”] (1:42). Vëreni klasën të kërkojë atë që dha mësim Jozef Smithi rreth Sionit.

  • Si mendoni, përse Sioni është një kauzë që iu ka interesuar njerëzve të Perëndisë në çdo epokë? (Ftojini studentët të kujtojnë atë që e mësuan në materialin e tyre të përgatitjes.)

Shkruani frazën e paplotë vijuese në tabelë: Ne mund ta ndërtojmë Sionin duke …

Shpjegoni se në nëntor e dhjetor të vitit 1830, teksa Jozef Smithi punonte për përkthimin e tij të frymëzuar të Biblës, ai mori zbulesa rreth profetit të lashtë Enok dhe popullit të tij. Ftojeni një student të lexojë te Moisiu 7:18–19, 21 dhe një student të tjetër të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 97:21. Vëreni klasën të dëgjojë përshkrimet e Zotit për Sionin.

  • Çfarë mund të mësojmë nga përshkrimet e Zotit për Sionin që na ndihmon të dimë se si ta ndërtojmë Sionin në kohën tonë? (Renditini përgjigjet e studentëve në tabelë nën frazën e paplotë. Përgjigjet e studentëve do të ndryshojnë, por mund të përfshijnë shembuj si thënia që vijon: Ne mund ta ndërtojmë Sionin duke u bërë një në zemër e në mendje, duke jetuar me drejtësi, duke u kujdesur për të varfrit e nevojtarët dhe duke u përpjekur të jemi të pastër në zemër.)

  • Çfarë ndryshimi mund të ndodhte në një familje, lagje ose degë ku të gjithë të ishin “të një zemre dhe të një mendjeje”?

Ftojini studentët të shqyrtojnë citimin nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Vërini studentët të kërkojnë mënyrën se si ne mund të bëhemi të një zemre dhe të një mendjeje. Pasi të raportojnë, ju mund të shtoni në listën në tabelë vendosja e Shpëtimtarit në qendër të jetës sonë dhe ndjekja e udhëheqësve të Kishës.

  • Si mendoni se mund të na ndihmojnë të bëhemi njerëz si ata të Sionit, vendosja e Shpëtimtarit në qendër të jetës sonë dhe ndjekja e udhëheqësve të Kishës?

Shenjtorët u përpoqën të ndërtonin qytetin e Sionit në kontenë Xhekson në Misuri.

Shpjegoni që shenjtorët mësuan nga Moisiu 7 se përpara Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit, njerëzit e Zotit përsëri do të mblidheshin së bashku dhe do të ndërtonin një qytet tjetër të Sionit (shih Moisiu 7:62). Pak muaj pas marrjes së zbulesës të shënuar te Moisiu 7, Profeti Jozef Smith mori një zbulesë tjetër gjatë një konference të Kishës, e cila zbuloi më shumë lidhur me këtë qytet të ardhshëm të Sionit (shih Doktrina e Besëlidhje 45).

Ftojeni klasën të lexojë së bashku te Doktrina e Besëlidhje 45:66–71, duke kërkuar përshkrime për qytetin e Sionit.

  • Çfarë ndikimi përfytyroni se pati kjo zbulesë te shenjtorët e hershëm?

Kujtojuni studentëve se Jozef Smithi më vonë mësoi nëpërmjet zbulesës se “vendi qendror” për qytetin e Sionit do të ishte Indipendensa në kontenë Xhekson të Misurit (Doktrina e Besëlidhje 57:3).

  • Cilat sfida i penguan shenjtorët për ndërtimin e qytetit të Sionit në kontenë Xhekson? (Nxitini studentët të kujtojnë atë që mësuan nga pjesa 2 e materialit të përgatitjes.)

  • Çfarë pyetjesh mund të kenë bërë shenjtorët pasi u dëbuan nga konteja Xhekson?

Sioni mund të ndërtohet vetëm mbi parimet e drejtësisë.

Shpjegoni se në muajt pas dëbimit të dhunshëm të shenjtorëve nga konteja Xhekson prej turmave të Misurit, Jozef Smithi u ndesh me pyetjet se “përse Perëndia kishte lejuar një fatkeqësi kaq të madhe që të binte mbi Sionin” dhe “me çfarë mjetesh do ta kthente sërish [Sionin] për trashëgimin [e tij]” (“Letter to Edward Partridge and Others, 10 December 1833”, josephsmithpapers.org). Zoti më së fundi i dha Jozefit ide përse shenjtorët i përndoqën dhe i dëbuan.

Ftojeni gjysmën e klasës të shqyrtojë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 101:2–3, 6–8 dhe gjysmën tjetër të shqyrtojë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 105:3–6, të cilat janë fragmente që i studiuan te pjesa 3 e materialit të përgatitjes. Kërkojuni studentëve të shprehin mendimet e tyre lidhur me pyetjet vijuese që ishin ftuar të përsiatnin:

  • Çfarë i pengoi shenjtorët që ta ngrinin kauzën e Sionit në kontenë Xhekson në Misuri?

  • Çfarë veprimesh dhe qëndrimesh kërkon Zoti prej njerëzve në ditët e mëvonshme, të cilët dëshirojnë ta ndërtojnë Sionin? (Shtojuani përgjigjet e studentëve listës në tabelë nën frazën: Ne mund ta ndërtojmë Sionin duke …)

Shpjegoni se ndërkohë që Indipendensa në Misuri është “vendi qendror” i Sionit (Doktrina e Besëlidhje 57:3), Profeti Jozef Smith dha mësim se “çfarëdo vendi ku mblidhen shenjtorët është Sion” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 194). Sot, kjo përfshin të gjitha kunjet e Kishës anembanë botës.

Paraqitni thënien vijuese nga Jozef Smithi:

“Ne duhet ta kemi ndërtimin e Sionit si objektivin tonë më të madh” (Mësimet: Jozef Smith, f. 195).

  • Nisur nga ajo që keni mësuar rreth Sionit, si mendoni, përse ndërtimi i Sionit duhet të jetë një nga objektivat tona më të mëdha?

Jepuni studentëve kohë që të rishikojnë atë që kanë mësuar rreth ndërtimit të Sionit nga përvojat e shenjtorëve të hershëm dhe zbulesat. Ftojini të përsiatin se çfarë mund të bëjnë pikërisht tani për të ndihmuar që ta ngrenë Sionin në shtëpitë, lagjet dhe degët e tyre. Mund t’i nxitni të mbajnë shënim mendimet dhe mbresat që marrin. Gjithashtu mund t’u kërkoni disa studentëve që të tregojnë se çfarë do të bëjnë. Kujtojuni atyre të mos tregojnë ndonjë gjë që është tepër vetjake.

Për Herën Tjetër

Shpjegoni se për t’i ndihmuar shenjtorët e Tij që të ngrenë Sionin, Zoti zbuloi ligjet e përkushtimit, moralshmërisë, shëndetit dhe Shabatit, mes të tjerash. Theksoni që studentët do të kenë mundësinë të studiojnë një ose më shumë prej këtyre temave teksa përgatiten për orën e ardhshme mësimore. Nxitini që në orën mësimore herën e ardhshme të vijnë të gatshëm për të treguar diçka të veçantë që e zbuluan rreth një ose më shumë prej këtyre ligjeve.