“Mësimi 6 Materiali i Mësuesit: Libri i Mormonit – Guri Kyç i Besimit Tonë”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes (2019)
“Mësimi 6 Materiali i Mësuesit”, Materiali i Mësuesit – Themelet e Rivendosjes
Mësimi 6 – Materiali i Mësuesit
Libri i Mormonit – Guri Kyç i Besimit Tonë
Profeti Jozef Smith shpalli se “Libri i Mormonit është gur[i kyç] i besimit tonë” (parathënia e Librit të Mormonit). Ky mësim hartohet që t’i ndihmojë studentët të shpjegojnë përse Libri i Mormonit është guri kyç i besimit tonë dhe që ta forcojnë aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur kritikave kundër tij.
Sugjerime për Mësimdhënien
Libri i Mormonit është thelbësor për Kishën e Perëndisë dhe për dëshmitë tona.
Ju mund ta filloni orën mësimore duke ngritur lart një kopje të Librit të Mormonit dhe duke pasur një diskutim të shkurtër rreth thënies dhe pyetjes vijuese:
Shumë prej sulmeve që vijnë nga kritikues të Kishës, kanë në shënjestër Librin e Mormonit. Si mendoni, përse ndodh kjo?
Ftojini studentët të hapin ose të kontrollojnë te faqja e parathënies së Librit të Mormonit. Shpjegoni se të dielën më 28 nëntor 1841, Profeti Jozef Smith e kaloi ditën në një këshill me Dymbëdhjetë Apostujt në shtëpinë e Brigam Jangut, presidentit të atij kuorumi (shih History, 1838–1856 [Manuscript History of the Church], vëllimi C‑1, f. 1255, josephsmithpapers.org). Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë paragrafin e gjashtë te parathënia e Librit të Mormonit që të gjeni çfarë u tha Jozefi Apostuve. Ftojini studentët ta marrin parasysh shenjimin e të vërtetave që dha mësim Jozefi.
-
A është dikush i gatshëm të shprehë mendimet ose dëshminë e tij apo të saj mbi ndonjërin prej këtyre mësimeve? (Shënim: Teksa studentët përgjigjen, merrni parasysh të përdorni idetë vijuese për mësimdhënien që t’i ndihmoni të kuptojnë të vërtetat që Jozefi ua mësoi Apostujve.)
Libri i Mormonit është më i sakti nga cilido libër mbi tokë.
Sipas nevojës, ndihmojini studentët ta kuptojnë frazën: “Libri i Mormonit ishte më i sakti nga [cilido] libër mbi tokë” duke përdorur informacionin që gjendet te pjesa 2 e materialit të përgatitjes.
Ju gjithashtu mund t’u shpjegoni studentëve se thënia e Jozef Smithit nuk do të thotë që botimet e shtypura të Librit të Mormonit nuk do të kenë gabime. Korrigjime i janë bërë çdo botimi të Librit të Mormonit që nga viti 1829. Korrigjimet kanë pasur lidhje me ndryshime të vogla në fjalët ose ndryshime në germëzim, shenja pikësimi apo përdorime të shkronjave të mëdha. Përdorimi i fjalës i saktë në këtë thënie u drejtohet të vërtetave të fuqishme që përmbahen në Librin e Mormonit, por nuk do të thotë që teksti i botuar nuk ka gabime.
Libri i Mormonit është guri kyç i besimit tonë.
Kur studentët përmendin se Libri i Mormonit është “gur[i kyç] i besimit tonë”, ju mund të tregoni një figurë të gurit kyç, si figura në materialin e përgatitjes. Ftojini studentët të shpjegojnë arsyen përse mendojnë që fjala guri kyç është një metaforë e mirë për Librin e Mormonit.
Ftojeni një student të lexojë ose të përmbledhë thënien nga Presidenti Ezra Taft Benson në pjesën 3 të materialit të përgatitjes. (Kjo thënie shpjegon tri mënyra se si Libri i Mormonit është guri kyç i besimit tonë.) Merrni parasysh të bëni disa nga pyetjet vijuese ose të gjitha ato për t’i ndihmuar studentët ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për mësimet e dhëna nga Presidenti Benson mbi qenien e Librit të Mormonit një gur kyç.
-
Si e ka forcuar Libri i Mormonit dëshminë tuaj për Shpëtimtarin Jezu Krisht?
-
Në cilat mënyra Kisha qëndron ose bie me vërtetësinë e Librit të Mormonit?
-
Si e ka forcuar dëshmia juaj për Librin e Mormonit dëshminë tuaj për doktrinën dhe mësime të tjera të Kishës?
-
A është bërë Libri i Mormonit guri kyç i dëshmisë suaj vetjake? Nëse po, si?
Ne mund të afrohemi më shumë te Perëndia duke ndjekur mësimet e Librit të Mormonit.
Ndajini studentët në grupe të vogla dhe ftojini të tregojnë dhe të shpjegojnë fragmente nga Libri i Mormonit që i kanë ndihmuar të afrohen më shumë te Perëndia. (Studentët që e kanë studiuar materialin e përgatitjes mund t’i drejtohen asaj që shkruan në fund të pjesës 4.) Ju gjithashtu mund t’i ftoni studentët të diskutojnë në grupe se si të jetuarit e mësimeve të shënuara në fragmentet që zgjodhën, i ndihmon të bëhen më shumë si Jezu Krishti.
Armiqtë e Kishës përpiqen ta zhvlerësojnë Librin e Mormonit.
Paraqitni thënien vijuese nga Vëllai Ted R. Kelister, ish‑President i Përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, dhe ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë:
“[Libri i Mormonit] është e vetmja peshë në peshoren e së vërtetës që e tejkalon peshën e ndërthurur të të gjithë argumentimeve të kritikëve. Përse? Sepse nëse është i vërtetë, atëherë Jozef Smithi ishte një profet dhe kjo është Kisha e rivendosur e Jezu Krishtit, pavarësisht nga ndonjë argumentim historik apo argumentime të tjera për të kundërt. Për këtë arsye, kritikët kanë për qëllim që ta përgënjeshtrojnë Librin e Mormonit, por pengesat me të cilat përballen janë të pakapërcyeshme, për arsye se ky libër është i vërtetë.” (“Dëshmitari i Fuqishëm i Perëndisë – Libri i Mormonit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 107)
Ndihmojini studentët t’u drejtohen elektronikisht burimeve të besueshme vijuese ose siguroni për ta disa kopje në letër nëse nevojitet. Ndajuani burimet studentëve, vërini të mendojnë e të kërkojnë për argumentimet që kritikët i bëjnë kundër Librit të Mormonit dhe të marrin parasysh se si mund t’i përdorim burimet vijuese që t’i përgjigjemi kritikës së tillë ndërkohë që përpiqemi të marrim njohuri shpirtërore dhe ta rritim dëshminë. Kërkojuni studentëve të raportojnë disa nga gjërat që gjejnë. Ata mund ta bëjnë këtë në grupe të vogla ose si klasë.
-
Mormoni 8:14–22. Moroni e mbaron analin e atit të tij, Mormonit, me një paralajmërim ndaj atyre që e kritikojnë Librin e Mormonit në ditët e fundit.
-
Ethëri 12:23–29. Moroni shpreh shqetësim se disa mund ta kritikojnë dobësinë e të shkruarit të tij dhe të mos e kuptojnë fuqinë e mesazhit të Librit të Mormonit.
-
Ted R. Kelister, “Dëshmitari i Fuqishëm i Perëndisë – Libri i Mormonit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 107–109. (Ju mund të përdorni thjesht gjysmën e parë të bisedës së Vëllait Kelister.) Ose studentët mund të shohin materialin filmik “Compelling Witness” [“Dëshmitar Bindës”] (7:46).
-
“Critics of the Book of Mormon” [“Kritikuesit e Librit të Mormonit”], Church History Topics, history.ChurchofJesusChrist.org.
-
“Libri i Mormonit dhe Studimet e ADN‑së”, Ese mbi Temat e Ungjillit, topics.ChurchofJesusChrist.org. (Ju mund të përdorni thjesht pjesët “Paraardhësit e Indianëve të Amerikës” dhe “Përfundimi”.)
-
Xhefri R. Holland, “Siguri për Shpirtin Njerëzor”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 88–90. (Ju mund të studioni thjesht gjysmën e dytë të bisedës së Plakut Holland.)
Pasi studentët të diskutojnë atë që gjetën, bëni një ose më shumë prej pyetjeve vijuese:
-
Si mendoni, përse Perëndia thjesht nuk jep prova të plota fizike se Libri i Mormonit është i vërtetë?
-
Çfarë këshille do t’i jepni një miku/mikeje ose një pjesëtari/eje të familjes që ju tregon në mirëbesim se ai ose ajo po has vështirësi me kritikat ndaj Librit të Mormonit? Çfarë tjetër mund të bëni për të ndihmuar?
-
Çfarë bëni (ose çfarë mund të bëni) nëse ende nuk duket se ka një përgjigje të mirë për një kritikë që dëgjoni?
Jepuni studentëve disa minuta që të marrin parasysh efektshmërinë e studimit të tyre vetjak të Librit të Mormonit dhe që të bëjnë plane për ndryshime, siç nxiten nga Shpirti. Nxitini studentët të përfshijnë në planet e tyre një synim për të studiuar ose për t’u lutur sipas nevojës, që të sigurohen që Libri i Mormonit është guri kyç i dëshmisë së tyre. Ndërsa përsiatin, ju mund të paraqitni thënien vijuese nga Plaku Kevin W. Pirson, i Të Shtatëdhjetëve:
“Nëse po mundoheni, jeni të hutuar apo të humbur shpirtërisht, ju nxit të bëni të vetmen gjë që e di se do t’ju rikthejë në binarë. Filloni sërish ta studioni me lutje Librin e Mormonit dhe jetojini mësimet e tij çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë! Unë dëshmoj për fuqinë e thellë në Librin e Mormonit që do ta ndryshojë jetën tuaj dhe do ta forcojë vendimin tuaj për të ndjekur Krishtin. Fryma e Shenjtë do ta ndryshojë zemrën tuaj dhe do t’ju ndihmojë t’i shihni ‘gjëra[t] ashtu siç janë në të vërtetë’ [Jakobi [LiM] 4:13]. Ai do të tregojë se çfarë duhet të bëni më pas.” (Kevin W. Pirson, “Qëndroni Afër Pemës”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 116)
Ftojini disa studentë që do të donin të jepnin një dëshmi të shkurtër të Librit të Mormonit, që ta bëjnë këtë gjë. Ju gjithashtu mund të jepni dëshminë tuaj.
Për Herën Tjetër
Kërkojuni studentëve të shqyrtojnë çdo javë se sa shpesh i përjetojnë bekimet e autoritetit të priftërisë dhe të çelësave të priftërisë. Nxitini të studiojnë materialin e përgatitjes për mësimin e ardhshëm mbi rivendosjen e priftërisë dhe të kërkojnë mënyrën se si priftëria mund t’u sigurojë atyre të drejtën për të përdorur fuqitë shpëtuese të Jezu Krishtit.