2010
Ekspozita e Artit të Fëmijëve
Prill 2010


Ekspozita e Artit të Fëmijëve

Nxirrni pastelet ose ngjyrat tuaja dhe bëhuni gati të krijoni! Në vitin 2011 krijimet artistike të fëmijëve të Fillores nga kudo në botë, do të shfaqen në një ekspozitë në Muzeun e Historisë të Kishës dhe në një ekspozim artistik në internet. Ja si mund të përfshiheni ju:

  1. Krijoni një punim artistik me temën “Ungjilli Bekon Jetën Time”. Krijimi juaj artistik mund të jetë mbi familjet, tempujt, misionarët, profetët, shkrimet e shenjta, natyrën, shërbimin, pionierët, Filloren ose aktivitetet e Kishës.

  2. Ju duhet të jeni ndërmjet moshave 5 dhe 12-vjeçare dhe mund të dërgoni vetëm një krijim artistik.

  3. Krijimi juaj artistik duhet të jetë mbi një fletë të sheshtë letre ose mbi pëlhurë. Nuk duhet të jetë më i madh se 30 cm x 36 cm dhe nuk duhet vënë në kornizë.

  4. Mund të përdorni pastel, laps, marker, bojë, grafit, bojëra akrilike, uji, vaji ose çfarëdo mjeti tjetër për punime dy-dimensionale.

  5. Kushtojini kohë në mënyrë që puna juaj artistike të jetë më e mira që ju mund të krijoni. Krijimi juaj duhet të zërë pjesën më të madhe të fletës suaj.

  6. Shkruani emrin tuaj të plotë në pjesën e pasme të krijimit tuaj artistik. I kërkoni njërit nga prindërve të plotësojë e të firmosë formularin e mëposhtëm. Pastaj ngjiteni formularin në pjesën e pasme të krijimit tuaj.

  7. Dërgesa juaj duhet të mbajë vulën postare të datës 31 korrik 2010 ose përpara saj. Krijimi juaj artistik nuk do t’ju rikthehet.

Dërgesa juaj mund të paraqitet në një ekspozim tek Muzeu Historik i Kishës, nga 1 janari deri më 30 qershor 2011; në një paraqitje artistike në këndet e internetit për Friend dhe Liahona; ose tek Faqja Jonë në Liahona apo në Our Creative Friends tek Friend. Jo të gjitha dërgesat do të përdoren apo ekspozohen.

Ju lutemi dërgojeni dërgesën tuaj në adresën:

Children’s Art Exhibit

45 N. West Temple St.

Salt Lake City, UT 84150, USA

Duhet të përfshihen të dhënat dhe leja si vijon:

Emri i plotë i fëmijës

Mosha

Qyteti/Rrethi, Shteti

Adresa e postës elektronike ose numri i telefonit të prindit

Jap leje që kjo dërgesë të paraqitet në një ekspozitë, në një kënd interneti të Kishës dhe në revistat e Kishës si dhe për të gjithë reklamën.

Nënshkrimi i prindit ose i kujdestarit ligjor

Ilustrim nga Steve Kropp

Shtyp në Letër