2010
Spenser W. Kimball (1895–1985)
Prill 2010


Kujtohen Jetë të Shkëlqyera

Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985)

I rritur në Arizonën bujqësore, Spenser W. Kimball mësoi të punonte shumë që në moshë të njomë. Nip i Apostullit Hiber C. Kimball (1801–1868) dhe bir i një presidenti kunji, Spenseri zhvilloi gjithashtu një dëshmi të fuqishme dhe një devocion të thellë ndaj ungjillit.

Kur qe djalosh, shpesh qe detyra e Spenserit të ngjitej majë karros me sanë dhe ta shtypte atë ndërkohë që vëllezërit e tij më të mëdhenj e hidhnin sanën sipër. Ishte punë e nxehtë, me pluhur, sfilitëse, por ai e kreu atë – përveçse kur binte këmbana e kishës që jepte sinjal për fillimin e Fillores, që në atë kohë mbahej gjatë javës. Ai pati raport pjesëmarrjeje të përkryer dhe nuk do të mungonte. Vëllezërit e tij kishin ide të tjera dhe filluan ta hidhnin sanën në karro edhe më shpejt. Kur ata vunë re se sana po grumbullohej, Spenseri qe në gjysmë të rrugës drejt Fillores.

Spenser W. Kimball shkoi më tej dhe shërbeu si misionar, peshkop dhe president kunji përpara thirrjes së tij si Apostull në vitin 1943. Etika e tij e punës qe legjendare, me gjithë një numër sëmundjesh serioze që përfshinë një infarkt në zemër dhe kancer në fyt. Ai i nxiti anëtarët e Kishës ta zgjasnin më tej hapin e tyre dhe motoja e tij vetjake qe thjesht “Bëje”. Për shkak të shëndetit të tij, disa menduan se drejtimi i Spenser W. Kimballit si President i Kishës mund të qe i shkurtër. Por ai kryesoi mbi Kishën për 12 vite, gjatë të cilëve u dyfishua numri i tempujve në funksionim, numri i misionarëve u rrit 50 përqind dhe priftëria u shtri tek të gjithë anëtarët meshkuj të denjë.

Devocioni i tij i palëkundur ndaj ungjillit dhe etika e fortë e punës e çuan Spenser W. Kimballin nga fillesat e përulura në Arizonën bujqësore deri në këshillat udhëheqës të Kishës. Drejtimi i tij si President i Kishës u shënua nga rritje thelbësore në ndërtimin e tempujve dhe punën misionare. Majtas: Me bashkëshorten e tij, Kamilën (1894–1987).

Shtyp në Letër