Shkurt Nga Bota
Njoftohet Presidencia e Re e Zonës së Evropës Lindore
Presidencia e Parë ka njoftuar një ndryshim në Presidencinë e Zonës së Evropës Lindore, që hyn në fuqi menjëherë. Plaku Kevin W. Pirson, Këshilltar i Parë në Presidencinë e Zonës, është transferuar në zyrat qendrore të Kishës për një detyrë të veçantë në Departamentin e Misionarëve. Plaku Volfgang H. Paul do të vazhdojë si President i zonës, me Plakun Gregori A. Shvicer nga Të Shtatëdhjetët si Këshilltar të Parë dhe Plakun Aleksandr N. Manzhos, I Shtatëdhjetë Zone, si Këshilltar të Dytë.
Përzgjidhet Vendi për Tempullin e Filadelfias në Pensilvani
Në nëntor 2009 Presidencia e Parë shpalli se Tempulli i Filadelfias në Pensilvani do ta ketë vendin në 1739 Vine Street [Uajn Strit] në pjesën qendrore të Filadelfias. Vendndodhja është ngjitur me Vine Street Expressway [Uajn Strit Ekspresuej], pranë Courts Building [Korts Bilding] dhe ndodhet përtej rrugës diagonalisht nga Logan Square [Logan Skuer], një pikë referimi e spikatur e Filadelfias. Presidenti Tomas S. Monson e shpalli tempullin në tetor 2008. Aktualisht janë 130 tempuj në funksionim në botë, me 21 të tjerë të njoftuar ose në ndërtim e sipër.
Njoftohen Data për Tempullin e Vankuverit
Shtëpia e hapur për Tempullin e Vankuverit në British Kolumbia do të mbahet nga 9 prilli deri më 24 prill 2010, përveç të dielave, dhe një festim kulturor do të zhvillohet më 1 maj. Përkushtimi do të zhvillohet në tre sesione të dielën, më 2 maj, në orët 9:00, 12:00 dhe 15:00. Të tre sesionet përkushtuese do të transmetohen për të gjitha njësitë e Kishës brenda distriktit të tempullit. Tempulli do të hapet për ordinanca ditën tjetër.