2010
Ide për Mbrëmje Familjare në Shtëpi
Prill 2010


Ide për Mbrëmje Familjare në Shtëpi

Ky numër përmban artikuj dhe aktivitete që mund të përdoren për mbrëmje familjare në shtëpi. Sa vijon janë disa shembuj.

Kthimi në Individ Cilësor Tani”, f. 45: Paraqisni disa artikuj (për shembull një laps, Librin e Mormonit, Liahonën, një palë këpucë) dhe ftojini pjesëtarët e familjes t’i rendisin ato nga më i çmuari tek më pak i çmuari. Diskutoni se si e zgjodhën renditjen. Çfarë cilësish i japin vlerë jetës së një personi? Nxiteni secilin person të bëjë diçka të veçantë javën vijuese për t’u bërë një person më cilësor.

“Herët në Mëngjesin e së Dielës”, f. 56: Ftoni çdo pjesëtar të familjes të mendojë për një fqinj që ka nevojë për një vizitë ose veprim shërbimi. Planifikoni të bëni diçka këtë javë për atë person. Lexoni Mosia 18:7–10 dhe diskutoni se si ndihma për të tjerët është një mënyrë e mbajtjes së besëlidhjes sonë të pagëzimit.

“Kur Rosakët Nuk Pluskojnë”, f. 58: Rendisni disa nga rregullat e familjes suaj dhe diskutoni se si e mbrojnë ato familjen tuaj. Rendisni gjithashtu disa nga urdhërimet e Atit Qiellor dhe diskutoni se si na mbrojnë ato fizikisht ose shpirtërisht.

Mbrëmja Familjare e Lumtur në Shtëpi

Disa vite më parë, bashkëshorti im i kërkoi familjes sonë të përgatitej për një mbrëmje familjare të veçantë në shtëpi. Bija jonë katër vjeçare kërkoi të këndonte “Fëmi i Per’ndis’ Jam”. Biri ynë 10-vjeçar tha lutjen e hapjes. Ne ndjemë praninë e fortë dhe të mrekullueshme të Shpirtit.

Bashkëshorti im ndau disa mendime nga udhëheqës të Kishës dhe na nxiti të mbetemi të bashkuar në ungjillin e Jezu Krishtit. Pastaj ai i dha bijës sonë të vogël një bekim babai. Nënës time dhe mua gjithashtu na u dhanë bekime dhe i fundit qe biri ynë. Përpara se të vendoste duart mbi kokën e birit tonë, bashkëshorti im foli për mirënjohjen e tij për priftërinë dhe e nxiti atë të ishte i denjë për këtë autoritet.

Afërsisht një vit e gjysmë më vonë, bija jonë tha: “Le të bëjmë një tjetër mbrëmje familjare në shtëpi si ajo që bëmë atëherë”. Duke e ditur për cilën e kishte fjalën, përsëri e pyeta se për cilën. Ajo u përgjigj: “Atë kur qamë shumë dhe qemë shumë të lumtur!”

Marlúsia Soza de Hezus Kosta, Bahia, Brazil

Mbrëmja Familjare në Shtëpi që Ju Parapëlqeni

Dërgoni një përshkrim të mbrëmjes familjare në shtëpi që ju parapëlqeni tek liahona@ldschurch.org.

Shtyp në Letër