Koment
Një Liahona e Re
Kur lexova se duke filluar nga janari 2010 do të kishim një Liahonë të re, u bëra nostalgjike. Revista ka qenë spiranca ime në ungjill që kur u pagëzova në moshën 17 vjeç. Dëshmia ime e butë u forcua ndërsa lexoja përvojat e anëtarëve të tjerë dhe e dija se nuk isha vetëm. Unë i ruaj si thesar revistat që kam mbledhur, sepse ato përmbajnë mesazhe të frymëzuara që më kanë ndihmuar në kohë fatkeqësie dhe nevoje.
Tani ju na keni dërguar një Liahonë që është më e pjekur dhe më e shumëllojshme, por po aq e vërtetë sa ajo e para që lexova në vitin 1992. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime.
Xhulia A. Florian, Guatemalë
Një Burim Shpirtshmërie dhe Force
Liahona është një bekim e gëzim i madh për mua. Ajo më ndihmon të takoj anëtarë në mbarë botën, të mësoj për vendet e kulturat e tyre dhe të përfitoj nga besimi i tyre. Revista është një burim shpirtshmërie e force të madhe dhe më ndihmon të jem më e mirë.
Modesta Xhuliani, Itali
Një Mrekulli në Lagjen Tonë
Në lagjen time mësimi i vizitave ishte i rrallë dhe frekuentimi në tempull shumë i ulët. Si udhëheqëse e mësimit të vizitave dhe punonjëse në tempull, u luta që kjo të mund të ndryshonte. Unë përdora bisedën në konferencë të Plakut Riçard G. Skot, “Adhurimi në Tempull: Burimi i Forcës dhe Fuqisë në Kohë Nevoje” (Liahona, maj 2009, f. 43) për të folur si në mbledhjen e sakramentit edhe në Shoqatën e Ndihmës. Anëtarët e lagjes u prekën. Mësimi i vizitave është tani gati në 100 për qind dhe shumë vetë po frekuentojnë tempullin e po vënë në zbatim hapat që Plaku Skot përvijoi në mesazhin e tij. Një mijë falënderime Plakut Skot për mesazhin e tij të mrekullueshëm dhe juve për Liahonën.
Ana Meza de Euloxhio, Peru
Ju lutem dërgojini komentet ose sugjerimet tuaja tek liahona@ldschurch.org. Dërgesat mund të redaktohen për sa i përket gjatësisë apo qartësisë.