2010
Greqia
Prill 2010


Historia e Kishës nëpër Botë

Greqia

Rigas Pofantis dhe Nikolas Malavetis po kërkonin të vërteta fetare prej tre vitesh kur hasën befas një artikull gazete në vitin 1898 që diskutonte mormonizmin. Ata u bënë kureshtarë dhe u shkruan zyrave qendrore të Kishës për të mësuar më shumë. Udhëheqësit e Kishës dërguan presidentin e Misionit Turk për t’i vizituar dhe për t’u mësuar të dyve në Greqi. Në vitin 1903 Nikolas Malavetis vdiq, por dy vite më vonë, Rigas Pofantis përsëri u shkroi zyrave qendrore të Kishës dhe kërkoi të pagëzohej. Udhëheqësit e Kishës sërish dërguan presidentin e Misionit Turk, që pagëzoi Vëllain Pofantis dhe pesë të tjerë, përfshirë të venë e Nikolas Malavetisit.

Misionarët e parë arritën në Greqi gjashtë muaj pas këtyre pagëzimeve të para, por duke filluar nga viti 1909, Kisha e pezulloi punën misionare për gati 70 vite, pjesërisht për shkak të trazirave politike në zonë. Ndërkohë, personeli ushtarak i vendosur në zonë filloi të ndante ungjillin me grekët. Ende, përparimi qe i ngadaltë; kur Dega e Athinës zëvendësoi njësinë e Kishës për ushtarakët në vitin 1967, listat e Kishës përfshinin 80 anëtarë në degë por vetëm tetë grekë.

Në vitin 1972, Plaku Gordon B. Hinkli (1910–2008), atëherë një anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, e përkushtoi Greqinë për predikimin e ungjillit. Që prej asaj kohe disa zhvillime kanë nxitur rritjen e anëtarësisë së Kishës, përfshirë botimin e një përkthimi në greqisht të Librit të Mormonit në vitin 1987, krijimin e Misionit të Greqisë, Athinë në vitin 1990 dhe përkushtimin e të parës shtëpi mbledhjesh në Greqi në vitin 1999.

Anëtarësia (2009)

661

Distrikte

1

Degët

5

Vitet e fundit, kodra e Marsit, vendi i predikimit të Apostullit Pal në Veprat e Apostujve 17, ka qenë vend për mbledhje dëshmish, projekte shërbimi dhe festime të qytetarëve shembullorë grekë.

Shtyp në Letër