2010
Kërkimi dhe Marrja e Zbulesës Personale
Prill 2010


Mesazhi i Mësimit të Vizitave

Kërkimi dhe Marrja e Zbulesës Personale

Jepni mësim këto shkrime të shenjta e citate ose, nëse nevojitet, një tjetër parim që do të bekojë motrat që vizitoni. Jepni dëshmi mbi doktrinën. I ftoni ato që vizitoni të ndajnë atë që kanë ndier dhe mësuar.

Si Mund të Kërkoj Zbulesë Personale?

“Ne përgatitemi të marrim zbulesë personale siç bëjnë profetët, nëpërmjet studimit të shkrimeve të shenjta, agjërimit, lutjes dhe forcimit të besimit. Besimi është çelësi. Kujtoni përgatitjen e Jozefit për Vegimin e Parë:

‘Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia. …

Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar.’”1

Plaku Robert D. Hejls nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve.

“Lutja është çelësi juaj vetjak për qiellin. Dryni është nga ana juaj e velit.

Por kjo nuk është e gjitha. Atij që mendoi se zbulesa do të rridhte pa përpjekje, Zoti i tha:

‘Vër re, ti nuk ke kuptuar; ke menduar se do të ta jap atë, kur ti nuk e more mundimin as për të më pyetur.

Por, vër re, unë të them se ti duhet ta studiosh atë tërësisht në mendjen tënde; më pas ti duhet të më pyesësh nëse është e drejtë dhe nëse është e drejtë, unë do të bëj që kraharori yt do të digjet përbrenda; si rrjedhim, do ta ndiesh që është e drejtë.’”2

Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Si Mund të Marr Zbulesë Personale?

“Në format e saj më të njohura, zbulesa apo frymëzimi, vjen me anë të fjalëve ose mendimeve që i komunikohen mendjes (shih Enosi 1:10; DeB 8:2–3), nga ndriçim i beftë i mendjes (shih DeB 6:14–15), nga ndjenja pozitive ose negative për drejtimet e propozuara të veprimit, ose madje nga interpretime frymëzuese, si në artet teatrale. Siç ka deklaruar Presidenti Bojd K. Paker, … Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: ‘Frymëzimi vjen më shumë si një ndjenjë sesa si një tingull.’”3

Plaku Dallin H. Ouks nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve.

“Tempulli është një shtëpi mësimi. Shumë nga udhëzimi i dhënë në tempull është simbolik dhe mësohet nga Shpirti. Kjo do të thotë se ne mësohemi nga lart. … Kuptimi ynë i domethënies së ordinancave dhe besëlidhjeve do të rritet ndërsa kthehemi shpesh në tempull me qëndrimin e mësimit dhe meditimit të të vërtetave të përjetshme që na mësohen. … Le të gëzojmë forcën shpirtërore dhe zbulesën që marrim kur shkojmë në tempull rregullisht.”4

Silvia H. Ollred, këshilltare e parë në presidencinë e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës.

Shënime

  1. “Zbulesa Personale: Mësimet dhe Shembujt e Profetëve”, Liahona, nëntor 2007, f. 88.

  2. “Personal Revelation: The Gift, the Test, and the Promise”, Ensign, nëntor 1994, f. 59–60.

  3. “Eight Reasons for Revelation”, Liahona, shtator 2004, f. 8.

  4. “Tempuj të Shenjtë, Besëlidhje të Shenjta”, Liahona, nëntor 2008, f. 113, 114.

Ilustrim fotografik nga Juan Pablo Aragón Armas

Shtyp në Letër