2010
Ai do të Marrë Përsipër Dobësitë e Tyre
Prill 2010


Ne Flasim për Krishtin

Ai Do të Marrë Përsipër Dobësitë e Tyre

Disa vite pasi bashkëshortja ime Zhizel dhe unë u kthyem nga kryesimi i Misionit të Fixhit, Suva, Zhizel u diagnostikua me kancer në stomak.Tortura do të përfshinte përfundimisht tre operacione delikate dhe ndërlikime që rezultuan në heqjen e gjithë stomakut të saj. Duke përjetuar çastet më të vështira të vuajtjes së basahkëshortes time unë arrita ta kuptoj më mirë Shlyerjen e Jezu Krishtit.

Unë kujtoj që ndihesha tërësisht i shtypur nga ajo që Zhizela po përjetonte. Çfarë kishte bërë ajo për të merituar një dhimbje të tillë? A nuk i kishte shërbyer Zotit besnikërisht? A nuk e kishte jetuar Fjalën e Urtësisë? Përse nuk mund t’ia kishte ndalur Ai këtë sëmundje? Përse?

Një natë të veçantë unë i lashë zemrën dhe ndjenjat të shpërthenin në lutje ndërsa i numërova Zotit të gjitha zhgënjimet e mia. “Unë nuk mund të rezistoj më gjatë të vështroj gruan time të dashur të durojë një dhimbje të tillë!” Unë i thashë Atij. Pastaj vendosa të kthehem tek shkrimet e shenjta. Unë gjeta këto vargje ngushëlluese mbi Jezu Krishtin në Alma 7:11–12:

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji; dhe kjo, që të plotësohet fjala që thotë se ai do të marrë përsipër dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij.

Dhe ai do të marrë përsipër vdekjen që ai të mund të zgjidhë rripat e vdekjes, që e lidhin popullin e tij; dhe ai do të marrë përsipër dobësitë e tyre, që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, sesi të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre.”

Deri në atë çast nuk kisha menduar për gjithçka vinte nga Shlyerja e mrekullueshme e Shpëtimtarit. Nuk kisha kuptuar vërtet që Jezu Krishti do të merrte mbi Vete dhimbjen e Zhizelës – apo timen. Unë i kalova dhimbjen dhe frikën time mbi Atë që merr “dhembjet dhe sëmundjet e popullit të tij”. Me këtë kuptim të ri, unë ndjeva të më hiqej një barrë e rëndë!

Sot, Zhizel është shumë mirë, sikur të mos kishte pasur kurrë kancer. Në kontrollet e saj të rregullta, mjeku i thotë se ajo është “një mrekulli”. Unë jam kaq mirënjohës për shërimin e saj fizik, por unë jam gjithashtu mirënjohës për shërimin qëunë përjetova, një shërim të zemrës. Ngushëllimi që gjendet vetëm nëpërmjet Shpëtimtarit më dha një siguri paqeje që çdo gjë do të jetë në rregull.

Tani kurdoherë që ndeshem me fatkeqësi, mendimet e mia drejtohen nga ai mësim i fuqishëm dhe nga ajo që Zoti i tha Profetit Jozef Smith: “Biri i Njeriut ka zbritur nën këto të gjitha. A je ti më i madh se ai?” (DeB 122:8). Kujtimi i sakrificës së Jezu Krishtit gjithnjë më ngushëllon.

Unë jam mirënjohës përjetë për gatishmërinë e Shpëtimtarit për të kaluar nëpër ato që Ai i duroi me dhimbje të madhe. Unë dëshmoj për dashurinë e Tij, mëshirën e Tij dhe kujdesin syçelur për fëmijët e Tij. Ai është Shpëtimtari ynë dhe unë e dua Atë.

O Ati Im, nga Simon Dewey, nuk lejohet kopjimi

Shtyp në Letër