2010
Drejtuar Të Rinjve mbi Takimet
Prill 2010


Drejtuar të Rinjve mbi Takimet

Pamja
Young Men General Presidency

Çfarë Janë Takimet?

Të rinj, takim është kur ju i kërkoni një të reje të marrë pjesë dhe bashkëveprojë me ju në një aktivitet shoqëror të planifikuar.

Përse Janë të Rëndësishme Takimet?

Takimet mund të jenë një përvojë e mrekullueshme mësimi si për ju edhe për të renë me të cilën dilni në takim. Ju mund të mësoni shumë rreth vetes dhe mund të zhvilloni kuptueshmëri, respekt dhe vlerësim për bijat e jashtëzakonshme dhe të çmuara të Perëndisë.

Mund të duket shumë larg tani, por martesa është një nga vendimet më të rëndësishme të jetës suaj. Vitet tuaja të adoleshencës nuk janë periudha për të marrë atë vendim, por dalja si duhet në takime do t’ju ndihmojë ta merrni atë vendim kur të jetë e përshtatshme. Takimet do t’ju japin mundësi të zhvilloni aftësi shoqërore që do t’ju ndihmojnë të fitoni vetëbesim dhe të bëheni tërheqës për të rejat me të cilat dilni në takime. Ju do të arrini të kuptoni dhe të tërhiqeni nga ato me cilësitë dhe karakteristikat që do të kenë rëndësi për ju tek një shoqe e përjetshme. Dalja si duhet në takime do t’ju ndihmojë gjithashtu të jeni i denjë dhe të përgatiteni që të martoheni në tempull për kohën dhe gjithë përjetësinë me personin e duhur, në kohën e duhur.

Të gjitha këto do të kontribuojnë që ju të gëzoni një nga bekimet më të mëdha të jetës: një martesë të lumtur dhe të suksesshme.

Cilat Janë Standardet e Duhura në Takime?

Profetët e Zotit ju kanë këshilluar të mos dilni në takime derisa të jeni të paktën 16 vjeç. Kur të filloni të dilni në takime, dilni vetëm me ato që kanë standarde të larta dhe në shoqërinë e të cilave ju mund t’i mbani standardet tuaja. Gjithmonë merrni pjesë në aktivitete të shëndetshme që do t’ju lejojnë ju dhe atë me të cilën keni dalë, të ruani vetërespektin dhe të qëndroni afër Shpirtit të Zotit. Është veçanërisht e rëndësishme të keni mendime dhe ndjenja të pastra. Shmangni marrëdhëniet të cilat kanë biseda ose sjellje me prirje seksuale. Shmangni qëndrimin vetëm me personin që keni dalë apo qëndrimin jashtë deri tepër vonë. Ju jeni që të dy përgjegjës të ndihmoni njëri-tjetrin për të ruajtur dhe shenjtëruar priftërinë dhe natyrën femërore; dhe për të mbrojtur nderin dhe virtytin e njëri-tjetrit. Gjithmonë jini të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj të rejave kur u kërkoni ose kur pranoni të dilni në takim, dhe gjatë gjithë përvojave të takimeve tuaja.

Kur filloni të dilni në takime, dilni me një ose më shumë se një çift tjetër. Shmangni daljen në takime me të njëjtin person tepër shpesh apo zhvillimin e një marrëdhënie serioze tepër herët.

Mbani mend të ruani ekuilibrin në jetën tuaj kur dilni në takime. Nuk duhet të dilni aq shpesh sa të dëmtojë marrëdhëniet tuaja familjare apo sa t’ju pengojë të ecni mirë në shkollë ose të zhvilloni aftësi dhe talente. Sigurohuni që prindërit tuaj të takohen dhe të ndjehen mirë me të renë me të cilën dilni në takime.

Ne ju inkurajojmë të merrni pjesë në aktivitete takimi të planifikuara mirë që janë të thjeshta, pozitive, jo të shtrenjta dhe që do t’ju ndihmojnë të arrini të njihni të renë me të cilën dilni në takim.

Fotoilustrim nga Christina Smith; fotografi e presidencisë së përgjithshme të Të Rejave © Busath.com

Shtyp në Letër