2010
Kthimi në Individ Cilësor Tani
Prill 2010


Ata na Folën Neve

Kthimi në Individ Cilësor Tani

Nga “Be a Quality Person,” Ensign, shkurt 1993, f. 64–67; është standardizuar pikësimi.

Pamja
Elder Marvin J. Ashton

Një jetë cilësore është dëshira më e madhe e Perëndisë për ne. Jeta duhet jetuar mirë në çfarëdo rrethanash ta gjejmë veten. Nuk duhet të ketë një periudhë për të pritur që të përmirësohemi. …

Të gjithë ne duhet të jetojmë me prioritete e qëllime të duhura. Mos jini të ashpër në vetë-vlerësimin tuaj. Përkundrazi, mateni veten nga ajo nëse jeni apo jo duke jetuar ungjillin e Jezu Krishtit.

Më pëlqen mënyra sesi e ka shprehur jetën mikja ime, Karol Klark, … kur thotë se sfida vetjake nuk është të presësh në mënyrë të suksesshme por të jetosh në mënyrë të pasur, të plotë dhe të gëzueshme. Qëllimi nuk është të presësh për personin e duhur por të jesh personi i duhur.

“Kënaqësia e vërtetë e jetës është të tejkalosh pengesat ndërsa akoma shpreson gëzueshëm se çdo gjë do të jetë për përfitimin tonë. … Ndihem e lirë të pranoj se të jetuarit me ëndrrat e mia të pa përmbushura, ka rezultuar të ketë një ndikim zbutës, përulës sepse ka qenë aq e vështirë. Por spirancën e ungjillit e kemi, dhe prandaj, unë mund të përparoj, edhe pse deri më sot kam humbur në dashuri – gjëja që në jetë kam dëshiruar më shumë sesa çdo gjë tjetër, përveç vetë drejtësisë. …

Verën e kaluar iu ankova një mikeshe jo–Shenjtore e Ditëve të Mëvonshme se isha e rraskapitur, duke mos pasur asnjë argëtim, duke jetuar si robot. Në mënyrë jodashamirëse, ajo kundërshtoi: ‘Çfarë mendon se është kjo? Një provë teatrale? Kjo është jeta jote, Karol. Rregulloje.’ Prisja një ledhatim supi dhe një fjalë të mirë. Përkundrazi, mora një përplasje të realitetit drejt e në fytyrë. Sigurisht, ajo kishte plotësisht të drejtë. Unë nuk po i jepja vlerë jetës sime, kështu që nuk ndieja të kishte vlerë. Shkova në shtëpi, rilexova shëmbëlltyrat e mbjellësit dhe të talenteve dhe ndryshova” (A Singular Life, red. Karol L. Klark dhe Blaith Darlin Theçer [1987], f. 35–36).

Vëllezër dhe motra ndryshoni, nëse kjo është ajo që nevojitet. Mos prisni. Përkundrazi, mbusheni jetën tuaj me shërbim, arsimim, zhvillim personaliteti, dashuri për të gjithë dhe cilësi të tjera po kaq kuptimplote. Jetojeni me qëllim çdo ditë. …

… Ju rekomandoj që të arrini të njihni Atin tuaj në Qiell. Arrini ta doni Atë. Gjithmonë mbani mend se Ai ju do dhe do t’ju japë udhëheqje e mbështetje, vetëm nëse do t’i jepni shansin. Përfshijeni Atë në marrjen e vendimeve tuaja. Përfshijeni Atë në zemërplagosjet dhe zemërthyerjet tuaja. Përfshijeni Atë kur bëni inventarin e vlerave tuaja vetjake. “Pasi vini re, kjo jetë është koha për njerëzit që të përgatiten të takohen me Perëndinë; po, vini re, dita e kësaj jete është dita për njerëzit që të kryejnë punët e tyre.” (Alma 34:32).

Ndërsa përpiqeni të bëheni një individ cilësor, komunikoni përditë me Atin tuaj Qiellor që ju njeh më mirë se të gjithë. Ai i njeh talentet tuaja, pikat tuaja të forta dhe dobësitë tuaja. Ju jeni këtu në tokë në këtë kohë për t’i zhvilluar dhe përmirësuar këto karakteristika. Ju premtoj se Ai do t’ju ndihmojë. Ai i njeh nevojat tuaja.

Fotoilustrim nga Craig Dimond

Shtyp në Letër