2010
Pianistët e Fillores
Prill 2010


Pianistët e Fillores

“Nuk ka mundësi!”

”Ti po bën shaka!”

”Kjo s’ka për të ndodhur kurrë!”

Kjo është ajo që Endria, Eriku, Kristoferi, Suzeta dhe Juridia nga Provo e Jutës, mund të të kishin thënë, nëse do t’u tregonit se ata do të luanin në piano për shfaqjen e ardhshme të Fillores në mbledhjen e sakramentit. Në fund të fundit, vetëm njëri prej tyre kishte luajtur më parë në piano!

Por pianistja e tyre e Fillores, Motra Perri ua dha atyre sfidën – dhe ata qenë të gatshëm ta pranonin.

Një herë në javë, secili fëmijë kishte një mësim pianoje me Motrën Perri, përveç një fëmije që tashmë e kishte një mësues. Në shtëpi ata praktikonin me piano elektrike. Shpejt ata po mësonin variante të thjeshtuara të këngëve për shfaqjen në mbledhjen e sakramentit. Ata gjithashtu praktikonin në Fillore kur fëmijët e tjerë këndonin këngë.

Më në fund dita e madhe erdhi. Secili fëmijë luajti në piano një ose dy këngë. A ishin ata në ankth që luanin përpara të gjithë lagjes? Sigurisht! Por kjo nuk i ndali ata.

“U ndjeva vërtet në ankth”, tha Kristoferi, “por vazhdova të kisha besim.”

Falë besimit dhe punës së tyre të madhe, gjithsecilia doli mirë atë ditë. Dhe cila është gjëja më e mirë prej kësaj?

“Ndihesh mirë kur je në gjendje të ndihmosh në kishë”, tha Endria. “Është bekim i madh për mua.”

Tani fëmijët mund të luajnë në piano gjatë mbrëmjes familjare të shtëpisë, në pagëzime dhe kur familjet e tyre këndojnë në mbledhjen e sakramentit. Mrekulli!

Fotografitë nga Christina Smith