2010
Tempulli i Manilës në Filipine
Prill 2010


Tempull në Fokus

Tempulli i Manilës në Filipine

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) përkushtoi Tempullin e Manilës në Filipine në shtator 1984. Ndërtesa e mrekullueshme me gjashtë maja nga jashtë mbulohet me pllaka qeramike të bardha e të shndritshme dhe rrethohet nga pemë madhështore palme e bimësi shumëngjyrëshe.

Shtëpia e hapur e tempullit u mbajt pak pasi dy uragane rrënuan Filipinet. Me gjithë stuhitë, aktivitetet vazhduan siç ishin planifikuar. Më 3 shtator 1984 u organizua një vizitë për personalitetet. Ditën në vijim, kur tempulli u hap për vizita publike, “një shfaqje qiellore e mrekullueshme u shpalos mbi tempullin”, tha Hovencio Ilagan, sekretar ekzekutiv i komitetit të tempullit gjatë ndërtimit të tij. “Dielli, me gjithë shkëlqimin e tij, u pa përmes një kurore me ngjyra të larmishme. … Në një farë pike, kulla qendrore, me statujën e engjëllit Moroni u pa në qendër të kurorës. Thuajse njëqind vetë në mjediset e tempullit e vërtetojnë atë. Shumë qenë të përlotur.”1

Shënim

  1. Në John L. Hart, “3 Temples Open to Public in a Week—a First Ever”, Church News, 16 shtator 1984, f. 3.

Tempulli i Manilës në Filipine qe tempulli i parë i ndërtuar në Filipine. Ndërtimi i tempullit të dytë të vendit filloi në vitin 2007 në Cebu Siti.

Shtyp në Letër