Ndonjëherë unë ndihem sikur nuk kuptoj diçka rreth Kishës ose sikur nuk kam mjaft besim në një gjë të veçantë. Sa herë që kam këtë ndjenjë, i lutem Atit Qiellor për ndihmë. Unë pothuajse çdo herë marr një përgjigje. Ndihem e tëra e mbuluar me ngrohtësi e siguri dhe marr një ndjenjë të vërtetë që Perëndia i dëgjon lutjet e mia dhe më do shumë. Këto përvoja ndihmojnë që dëshmia ime dhe dashuria ime për Perëndinë të rriten.
E di që Perëndia është Ati ynë dhe e do shumë secilin nga ne. Ai i dëgjon problemet tona dhe dërgon Frymën e Shenjtë që të na ngushëllojë. Unë e di që Ai i dëgjon lutjet tona dhe është i lumtur kur ne jemi të drejtë. Jam e mbushur me gëzim që e di se Perëndia më do dhe që jam një anëtare e Kishës. Unë e di që Jezu Krishti është Biri i Tij dhe Shpëtimtari ynë.