2010
Kulloti Delet e Mia
Prill 2010


“Kulloti Delet e Mia”

“Më ndiqni mua dhe ushqeni delet e mia” (DeB 112:14).

“Jezusi i tha Pjetrit të ushqente delet e Tij. Kjo ishte mënyra se si Pjetri mund t’i tregonte Jezusit se e donte.”

“Mami, a kishte Jezusi një tufë delesh?”

“Jo, shpirt. Jezusi quhet nganjëherë Bariu i Mirë dhe ne jemi si delet e Tij. Jezusi po i mësonte Pjetrit që, nëse ne dëshirojmë t’i tregojmë Jezusit se e duam, duhet të ndihmojmë të tjerët.”

“A është kjo arsyeja përse do të shkojmë t’i japim tortën Motrës Xhekobs pas mbrëmjes familjare të shtëpisë?”

“Po, ashtu është. Por do të ishte më bukur që t’i të mendoje diçka për të bërë që t’i tregosh Motrës Xhekobs se e do.”

Olivia mendoi se çfarë mund të bënte. Asaj iu kujtua që Mamit dhe Gjyshes u pëlqenin vërtet pikturat që ajo vizatonte.

“E di unë! Mund të bëj një kartolinë për Motrën Xhekobs dhe të vizatoj një pikturë mbi të!”

Olivia vizatoi një ylber të bukur. Në brendësi të kartolinës ajo shkroi: “U shërofsh shpejt! Me dashuri, Olivia.”

Kur Olivia dhe familja e saj mbërritën tek shtëpia e Motrës Xhekobs, Mami e pyeti Motrën Xhekobs se si ishte me shëndet. Motra Xhekobs filloi të qajë.

“Sapo mësova se duhet të shkoj në spital për të bërë një operacion nesër. Kam ca frikë.”

Mami i dha Motrës Xhekobs tortën. Pastaj Olivia i dha asaj kartolinën që kishte bërë.

“Faleminderit, Olivia. Kjo kartolinë e bukur dhe buzëqeshja jote e ëmbël më bëjnë të ndihem më mirë.”

Olivia u ndie sikur dikush po i përqafonte zemrën. Ajo ishte e lumtur që mundi të ndihmonte Jezusin për të ushqyer delet e Tij.

Shtyp në Letër