2010
Të Hysh në një Vend të Mrekullueshëm
Prill 2010


Të Hysh në një Vend të Mrekullueshëm

Joana Velajo-Munda, Filipine

Përpara se të bëhesha anëtare e Kishës, jetoja pranë Tempullit të Manilës në Filipine. Çdo herë që kaloja pranë tij, çuditesha me madhështinë e ndërtesës së bukur. Nuk munda ta shihja asnjëherë emrin e Kishës, por kisha një ndjenjë dëshire për të hyrë në atë vend.

Vite më vonë shkova në Hauai, ku takova misionarët dhe u pagëzova. Kur u ktheva në Manila, u befasova kur mësova se ndërtesa ku kisha dashur të hyja prej kohësh qe një [ndërtesë] ku mund të hyja nëse isha e denjë. U gëzova së tepërmi.

Kur hyra në tempull, ndjeva se isha pak sipër tokës. Gjithçka ishte e mrekullueshme, thuajse qiellore. Ndjehem kaq e bekuar që kam privilegjin të hyj brenda tempullit.