2010
Të Ndiesh Shpirtin e Tempullit
Prill 2010


Të Ndiesh Shpirtin e Tempullit

Kristian Robles, Kili

Kur u thirra të isha anëtar i këshillit të lartë, presidenti i kunjit shprehu dëshirën e tij që të shkonin më shumë anëtarë në tempull në ditët e caktuara për kunjin tonë. Transporti qe një problem, kështu që gjëja e parë të cilën e bëri ai qe të organizonte që një autobus të merrte anëtarët në të gjitha ndërtesat e lagjeve në kunj dhe gjithashtu t’i kthente ata kur dita të përfundonte.

Megjithatë, ishte dhe një problem tjetër. Shumë nëna nuk mund të merrnin pjesë sepse ato nuk kishin ndokënd që t’i mbikëqyrte fëmijët e tyre. Kur diskutuam mundësinë që disa nga të rejat nga kunji të ndihmonin për t’u kujdesur për fëmijët, kuptova se mund të thërrisnim një udhëheqëse të çerdhes së kunjit. Ia propozova idenë presidentit të kunjit. Ai sugjeroi se ne mund të thërrisnim të sapokthyera në besim që të shërbenin si ndihmëse për udhëheqësen e çerdhes, kështu që ato të mund të ndjenin shpirtin e tempullit. Kur këto ide u vunë në veprim, patëm një pjesëmarrje të madhe në tempull nga kunji.