Tempull në Fokus
Tempulli i Manilës në Filipine
Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) përkushtoi Tempullin e Manilës në Filipine në shtator 1984. Ndërtesa e mrekullueshme me gjashtë maja nga jashtë mbulohet me pllaka qeramike të bardha e të shndritshme dhe rrethohet nga pemë madhështore palme e bimësi shumëngjyrëshe.
Shtëpia e hapur e tempullit u mbajt pak pasi dy uragane rrënuan Filipinet. Me gjithë stuhitë, aktivitetet vazhduan siç ishin planifikuar. Më 3 shtator 1984 u organizua një vizitë për personalitetet. Ditën në vijim, kur tempulli u hap për vizita publike, “një shfaqje qiellore e mrekullueshme u shpalos mbi tempullin”, tha Hovencio Ilagan, sekretar ekzekutiv i komitetit të tempullit gjatë ndërtimit të tij. “Dielli, me gjithë shkëlqimin e tij, u pa përmes një kurore me ngjyra të larmishme. … Në një farë pike, kulla qendrore, me statujën e engjëllit Moroni u pa në qendër të kurorës. Thuajse njëqind vetë në mjediset e tempullit e vërtetojnë atë. Shumë qenë të përlotur.”1