Shkrimet e Shenjta Janë Spiranca Ime
Gicelia D., Venezuelë
Kur fillova seminarin si një anëtare e re e Kishës, kurrë nuk e parapërfytyrova se shkrimet e shenjta do të bëheshin spiranca ime, mburoja dhe mbrojtja ime, ngushëllimi dhe gëzimi im. Nëpërmjet shkrimeve të shenjta arrita të njoh njerëz trima të Perëndisë që luftuan për gjërat në të cilat besonin dhe për familjet e tyre dhe që gjithmonë ecën përpara të qëndrueshëm dhe të palëvizur në Krisht. Ata ishin të përulur, të duruar dhe të mbushur me dashuri, mirëdashje dhe besim. E di se ata kishin një dëshirë në zemrën e tyre për ne në ditën tonë që të jetojmë çdo parim që na mësohet në shkrimet e shenjta.
Secili prej këtyre heronjve në shkrimet e shenjta më bëri përshtypje, por më magjepsësi nga të gjithë ishte një që qe i përulur dhe i bindur që nga fëmijëria, një që dha një shembull të përsosur, një të cilit i ka borxh shumë i gjithë njerëzimi. Ai njeri është Jezu Krishti. Nuk kam fjalë që të shpreh mirënjohjen time për Të.
Seminari më mësoi se shkrimet e shenjta nuk janë thjesht për t’u ruajtur në kujtesën tonë por për t’u zbatuar në jetën tonë. I jam mirënjohëse secilit prej mësuesve të mi të mirë, që qenë me të vërtetë mjete në duart e Zotit.