Mësoni
Ne jemi pjesë e “Shtëpisë së Ruajtjes së Zotit”.
-
Koha:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Ushtrohuni:Formoni grupe me 3 vetë secili. Lëvizini karriget për të qenë përballë njëri-tjetrit.
-
Njëri nga ju duhet t’u tregojë të tjerëve rreth një arritjeje. Mund të thoni: “Mora çmim për ‘shërbimin më të mirë’ në punë”, ose “Shërbeva në një mision” (apo një thirrje tjetër në Kishë) ose “Jam nënë”.
-
Tani sa më shpejt të munden, dy të tjerët ju thonë juve çfarë zotësish dhe aftësish u nevojitën për ta pasur atë arritje. Ata duhet të marrin një minutë. Nëse thatë: “Shërbeva në një mision”, të tjerët mund të thonë me shpejtësi: “Atëherë ju jeni i guximshëm, student i mirë, shumë punëtor, udhëheqës, punonjës social, vendosës synimesh, i mirë me njerëzit, mësues, planifikues i mirë dhe në gjendje të bëni gjëra të vështira”.
-
Përsëriteni këtë për secilin person.
-
-
Diskutoni:Çfarë ndiet ndërsa të tjerët flisnin rreth talenteve dhe aftësive tuaja?
-
Lexoni:Të gjitha aftësitë dhe zotësitë që ka secili nga ne, janë pjesë e shtëpisë së ruajtjes së Zotit.
-
Diskutoni:Lexojeni shkrimin e shenjtë në të djathtë. A mundet të punojë grupi ynë së bashku dhe “të kërkojë interesin” e anëtarëve të tjerë të grupit?
-
Ushtrohuni:Le të bëjmë veprimin tonë të parë si grup. Le të marrim pesë minuta dhe të vendosim se si do të quhet grupi ynë.
Shkruajeni emrin e grupit më poshtë:
Çfarë do të bëjmë ne në këtë grup?
-
Lexoni:Ne do të punojmë së bashku si grup për të ndihmuar njëri-tjetrin për të nisur dhe rritur biznesin tonë. Ne gjithashtu kemi një synim më të madh – të bëhemi të mbështetur te vetja që të mund t’u shërbejmë më mirë të tjerëve. Kur ne mund të kujdesemi për veten, ne mund t’i ndihmojmë më mirë njerëzit e tjerë.
-
Shihni:Shikojeni historinë e suksesit “Samuel: Computer Repair” [“Samueli: Riparues Kompjuterësh”]. (Nëse nuk keni qasje te materiali filmik, thjesht vazhdoni të lexoni më poshtë.)
-
Ushtrohuni:Në 12 javët e tjera ju do t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese mbi biznesin. Së bashku, lexojini pyetjet që do të marrin përgjigje në këtë grup të mbështetjes te vetja.
JAVA
SI TA NIS BIZNESIN TIM
JAVA
SI TA RRIT BIZNESIN TIM
1
Si ta nis apo përmirësoj biznesin tim?
7
Si do ta rrit biznesin tim?
2
Çfarë duan të blejnë njerëzit?
8
Sa para mundem t’ia lejoj vetes të investoj për ta rritur biznesin tim?
3
Si ta blej produktin tim dhe ta përcaktoj çmimin e shitjes?
9
Si ta di nëse duhet të përdor një hua që ta rrit biznesin tim?
4
Si ta di nëse biznesi im po sjell fitime?
10
Si do të tërheq më shumë klientë e të bëj më shumë shitje?
5
Si t’i ndaj paratë për biznesin nga ato për shtëpinë?
11
Si do t’i shtoj fitimet?
6
Si po përparon biznesi im?
12
Si të vazhdoj ta përmirësoj biznesin tim?
-
Lexoni:Çdo javë ne do të bëjmë zotime, do të veprojmë, do të marrim pjesë në mbledhjet tona në orar dhe do t’i raportojmë grupit. Duke punuar me grupin, ne do të arrijmë sukses së bashku! Këtu janë pyetja dhe veprimi për këtë javë.
-
Lexoni:PYETJA E JAVËS – Ku duhet t’i përqendroj përpjekjet e mia për ta nisur apo rritur biznesin tim?
VEPRIMI I JAVËS – Të përdor çdo ditë Hartën e Suksesit të Biznesit për të mësuar ku t’i përqendroj përpjekjet e mia për të nisur dhe rritur biznesin tim.
Pjesa tjetër e kësaj mbledhjeje do të na ndihmojë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje dhe ta ndërmarrim këtë veprim.
Si mund t’i përdor me urtësi financat e mia?
-
Lexoni:Të qenit i mbështetur te vetja përfshin shpenzimin e më pak parave nga sa fitojmë dhe pasjen e parave në kursime. Kursimet mund të na ndihmojnë të paguajmë shpenzime të papritura ose na ndihmojnë të sigurojmë para për veten dhe familjet tona kur të ardhurat tona janë më të ulëta nga sa presim. Si pjesë e këtij grupi, ne zotohemi të kursejmë çdo javë, qoftë edhe një apo dy monedha.
-
Diskutoni:Në disa zona, është një ide e mirë të kursesh para në bankë. Në zona të tjera, nuk është ide e mirë, të tilla si kur një vend ka inflacion të lartë apo kur bankat janë të paqëndrueshme. A janë të mira kushtet në zonën tuaj për të kursyer në një bankë? Cilat banka ofrojnë normat më të mira për kursime?
-
Lexoni:Një pjesë tjetër e të qenit i mbështetur te vetja është të jesh i lirë nga borxhi vetjak. Huamarrjet vetjake përdoren për të shpenzuar më tepër nga sa jemi në gjendje të paguajmë. Profetët na kanë këshilluar ta shmangim borxhin vetjak dhe, ndërsa bëhemi më të mbështetur te vetja, ne do ta pakësojmë dhe mënjanojmë çdo borxh vetjak. Sidoqoftë, borxhi i biznesit mund të jetë gjë e urtë në disa raste. Si pjesë e këtij grupi, ne do të mësojmë se si të dimë kur një huamarrje mund të na ndihmojë ta rritim biznesin tonë.
Urgjencat mjekësore shpesh shkaktojnë kosto të mëdha financiare. Sigurimet dhe programet e qeverisë për kujdesin shëndetësor shpesh mund të na mbrojnë nga këto kosto. Regjistrimi për sigurime ose në një program kujdesi shëndetësor qeveritar mund të jetë një pjesë e rëndësishme e shtegut tonë drejt mbështetjes te vetja.
-
Diskutoni:Disa lloje sigurimesh (të tilla si sigurimet shëndetësore dhe sigurimi i jetës) janë më të mundësuara dhe më të dobishme se llojet e tjera të sigurimeve. Disa ofrues sigurimesh janë të mirë dhe disa të pandershëm. Cilat janë variantet më të mira të sigurimeve në zonën tuaj?
Si do të bëhem një pronar i suksesshëm biznesi?
-
Ushtrohuni:Harta e Suksesit të Biznesit rendit gjërat që bëjnë pronarët e bizneseve të suksesshme. Bashkohuni me një partner. Kthehuni te Harta e Suksesit të Biznesit në faqen e fundit të kësaj fletoreje pune.
Me radhë lexoni se si pronarët e biznesit të suksesshëm gjejnë përgjigje për pyetjen: “Çfarë duan të blejnë njerëzit?”
-
Diskutoni:Si mund t’ju ndihmojë Harta e Suksesit të Biznesit të bëheni një pronar i suksesshëm biznesi?
-
Lexoni:
Në këtë fletore pune, kur shohim këtë simbol, ne e dimë se ky parim është në Hartën e Suksesit të Biznesit.
Harta e Suksesit të Biznesit nuk është thjesht për mbledhjet tona. Ne do ta përdorim atë rregullisht gjatë javës. Kurdoherë që ndeshemi me një problem apo mundësi, ne shohim te Harta jonë e Suksesit të Biznesit për të parë se çfarë do të bënte pronari i biznesit të suksesshëm.
Si do ta përmirësoj biznesin tim?
-
Lexoni:Pronarët e biznesit të suksesshëm mund ta përshkruajnë qartësisht biznesin e tyre. Kjo i ndihmon ata që të përqendrohen tek ajo që sjell para dhe tek ajo që nuk sjell. Kjo i ndihmon gjithashtu të ndihmohen nga të tjerë, të tillë si pronarë të tjerë biznesesh ose huadhënës. Pronarët e biznesit të suksesshëm e gjurmojnë përparimin e biznesit të tyre.
Këtë javë merrni një fletore shënimesh të re për biznesin tuaj. Ju do ta përdorni këtë fletore shënimesh për të shkruar mendimet dhe idetë tuaja për biznesin tuaj dhe për të mbajtur shënime të veprimeve tuaja bankare. Ne do t’i përdorim fletoret e shënimeve të biznesit në mbledhjet tona dhe gjatë javës.
Në këtë libër pune, kur shohim këtë simbol, na kujton që të shkruajmë në fletoren tonë të shënimeve të biznesit.
Si ta vëzhgoj një biznes dhe të mendoj rreth suksesit të biznesit?
-
Lexoni:Si pjesë e zotimit për veprim të kësaj jave, ne do të mësojmë të përdorim Hartën e Suksesit të Biznesit për të vëzhguar një biznes dhe për të parë nëse ai po i ndjek parimet për sukses.
-
Ushtrohuni:Formoni grupe me 3 vetë. Lëvizini karriget për të qenë përballë njëri-tjetrit. Duke përdorur Hartën e Suksesit të Biznesit, ndiqni këto udhëzime:
-
Gjeni një biznes vendas rreth të cilit ju të gjithë dini diçka. Pastaj njëri bën një nga pyetjet e hartës. Për shembull: “Në dyqanin e mobilieve, a duket se pronari e di se çfarë duan të blejnë njerëzit?” Ose: “A duket se ai di se si të shesë?”
-
Të tjerët marrin një minutë ose dy për t’iu përgjigjur pyetjes bazuar në njohurinë e tyre për biznesin dhe parimet e hartës. Për shembull: “Po, pronari e di se çfarë vlerësojnë njerëzit”. Ose: “Jo, pronari nuk di se si ta kryejë shumë mirë një shitje”.
-
Përsëriteni këtë tri deri në katër herë.
-
Tani, bisedoni rreth vetë biznesit tuaj. A i bëni ju gjërat që bëjnë pronarët e suksesshëm të biznesit?
-
-
Ushtrohuni:Me një partner, kthehuni te faqet 13–14. Lexoni dhe diskutoni se si do të vëzhgoni biznese këtë javë.
Përse Zoti do që ne të jemi të mbështetur te vetja?
-
Diskutoni:Përse Zoti do që ne të jemi të mbështetur te vetja?
-
Lexoni:Lexojeni citimin në të djathtë.
-
Diskutoni:Si mund t’i shërbejnë përpjekjet tona për të nisur apo rritur një biznes një “qëllim[i] të shenjt[ë]”, sikurse tha Plaku Kristoferson?
-
Lexoni:Zoti ka fuqinë të na ndihmojë të bëhemi të mbështetur te vetja. Ai ka thënë: “Vini re, unë jam Perëndia; dhe unë jam një Perëndi mrekullish” (2 Nefi 27:23). Kur ia përkushtojmë, ose shenjtërojmë, përpjekjet tona në biznes qëllimit të shenjtë të të bërit të mbështetur te vetja, Zoti do të na drejtojë nëpërmjet frymëzimit. Teksa e tregojmë besimin tonë duke mbajtur vesh për nxitje dhe duke iu bindur atyre, Zoti do të bëjë mrekullitë e Tij dhe do të sjellë më shumë dobi nga përpjekjet tona nga sa do të mund të bënim ndonjëherë vetë.