BurimetDon’t Kill the Chickens: Part I” [“Mos i Vrit Pulat: Pjesa I”] Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.SKENA: Maria ka disa pula dhe mund të sigurojë të ardhura për familjen e vet duke shitur vezë në dyqanet dhe restorantet vendore. Mateoja, vëllai i Maries, vjen për vizitë.MATEOJA: Maria!MARIA: Tungjatjeta, Mateo. Si je?MATEOJA: Mirë jemi. Ou! Pa shiko, gjithë ato vezë. Biznesi yt po ecën mirë!MARIA: Po, dhe jam mirënjohëse. Kam përdorur gjërat që mësova në grupin tim të mbështetjes te vetja. I kam mbajtur të gjitha zotimet dhe kjo po funksionon! Zoti vërtet po na bekon. E gjithë puna e vështirë po shpërblehet.MATEOJA: Kjo është mrekulli. Ndoshta edhe unë duhet të bashkohem me një grup. Sidoqoftë, unë kam marrë ca lajme të mira, gjithashtu! Gjeta një apartament për familjen time! Ne mund të kemi ujë të rrjedhshëm më në fund – dhe një dritare! Vetëm që unë nuk kam mjaft para tani për tani. Më nevojiten 1000 dollarë që të futem. Nuk dua ta humbas këtë vend Maria. Është i përsosur për ne. A do të më ndihmosh?MARIA: Mateo, unë dua të të ndihmoj dhe mundem të të jap ndoshta 1000 dollarë, por do t’më duhet të shes pulat e mia.Kthehuni te faqja 66Don’t Kill the Chickens: Part II [“Mos i Vrit Pulat: Pjesa II”] Lexojini me radhë paragrafët e mëposhtëm:Përfytyroni sikur punoni në një hotel. A mund të merrni para nga hoteli kurdo që dëshironi? A mund të marrë para vëllai juaj kurdo që ka nevojë për to? Ndoshta ata do ta futnin në burg atë!Tani mendoni rreth biznesit tuaj. Biznesi juaj ka nevojë të rritet dhe të begatohet në mënyrë që ju të mund të mbani urdhërimin e të qenit i mbështetur te vetja. Biznesi juaj është mjet që Zoti mund ta përdorë për t’ju bekuar ju. Nëse është i suksesshëm, ju do të jeni në gjendje të bekoni shumë të tjerë. Atëherë, si e mbroni biznesin tuaj për ta bërë që të ketë sukses? A duhet të merrni para nga biznesi juaj në çdo kohë për nevoja vetjake? A duhet ta bëjë këtë vëllai apo fqinji juaj?Këtu është çelësi: ju dhe biznesi juaj jeni të ndryshëm! Duhet të ketë vende të ndara për të mbajtur paratë e biznesit dhe paratë vetjake. Ju mund të përdorni kuti të ndara ose llogari bankare të ndara. Ju duhet gjithashtu të mbani shënime të ndara për paratë e biznesit dhe për paratë vetjake: vende të ndara dhe shënime të ndara.Po atëherë, si merrni para nga biznesi për familjen tuaj?Mirë, si do të ndodhte kjo nëse do të punonit për dikë tjetër? Ai person apo biznes do t’ju paguante një rrogë, kështu? Ose nëse do të ishit shitës, biznesi mund t’ju paguante një përqindje. Rroga apo përqindja juaj do të ishin të ardhurat tuaja – dhe ju do të paguanit të dhjetë mbi këto të ardhura. Atëherë ju mund të shpenzonit pjesën tjetër për nevoja vetjake, si ushqim ose veshje – ose madje të ndihmoni vëllanë tuaj.Si pronar biznesi, ju duhet t’i paguani vetes një rrogë – një shumë të caktuar parash çdo javë, për shembull. Nëse nuk ka mjaft para në dorë në biznesin tuaj për të paguar një rrogë të rregullt, ju mundet prapëseprapë t’i paguani vetes një përqindje – një përqindje të shitjeve. Në të dyja rastet, rroga ose përqindja bëhen të ardhurat tuaja vetjake. Ju e paguani të dhjetën mbi këto të ardhura. Dhe pastaj ju mund ta përdorni pjesën tjetër për ushqim, qira, barna dhe kursime.Ky hap i thjeshtë – ndarja e parave tuaja të biznesit dhe parave vetjake – do t’ju mbrojë edhe ju edhe biznesin tuaj. Biznesi juaj mund të rritet dhe të ketë sukses. Dhe ju do të dini se sa para nga llogaria juaj vetjake mund të përdorni dhe t’u jepni të tjerëve.Kthehuni te faqja 67Don’t Kill the Chickens: Part III [“Mos i Vrit Pulat: Pjesa III”]Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.MARIA: Mateo, nëse i shes të gjitha pulat e mia, ti e di se çfarë do t’i bënte kjo biznesit tim, apo jo? Unë nuk do të kisha asnjë vezë për të shitur. Dhe atëherë biznesi im do të binte. Dhe atëherë si do ta ushqeja familjen time? Më vjen keq. Unë shpresoj që të mund ta kuptosh se unë nuk mund kurrsesi të marr para nga biznesi im kurdo që të kem nevojë. Unë i paguaj vetes vetëm një rrogë të rregullt. Pjesa tjetër e parave është për të mbajtur biznesin në punë dhe për ta rritur atë, kështu mund të bëhemi të mbështetur te vetja. Ne po bëhemi të mbështetur te vetja kështu mund të bekojmë të tjerët.MATEOJA: Të kuptoj.MARIA: Sidoqoftë, unë kam 200 dollarë nga kursimet e mia që mund të t’i jap, nëse kjo do të vlente.MATEOJA: Në të vërtetë, ajo do të më ndihmonte goxha. Faleminderit, Maria.MARIA: Je i mirëpritur. Gëzohem që munda të ndihmoj paksa.Kthehuni te faqja 67Biznesi Juaj i Ujit: Çelësi i përgjigjesKthehuni te faqja 70ShënimeKrijo një Shënim