Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

Nuk e di!

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

Pjesa 1

MAKSUELLI: Daniel, unë kam ardhur të marr pagën time për punën që bëra të mërkurën e kaluar.

DANIELI: Nuk ju kam paguar ende? Unë jam i sigurt që ju pagova.

MAKSUELLI: Jo nuk më keni paguar. Personi tjetër për të cilin punoj, gjithmonë e mban shënim. A keni ndonjë shënim që më keni paguar?

DANIELI: Jo, por mendova se ju pagova.

MAKSUELLI: Si mund ta dini nëse nuk e shënoni?

Danieli: Hamendësoj. … Nuk e di.

Pjesa 2

XHEJMSI: Daniel, gëzohem që të shoh. Si po shkon biznesi?

DANIELI: Jam i zënë.

XHEJMSI: Të jesh i zënë është gjë e mirë. Po nxjerr fitim?

DANIELI: Po … kështu më duket.

XHEJMSI: Kështu të duket? Çfarë do të thuash?

DANIELI: Po ja, në të vërtetë nuk mbaj shënime. Jam i zënë duke bërë mobilie. I mbaj në kokë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mbarë.

XHEJMSI: Vërtet? Ti nuk i mban shënim të ardhurat dhe shpenzimet e tua dhe nuk e llogarit fitimin apo humbjen tënde?

DANIELI: Jo. Unë nuk jam llogaritar. Unë bëj mobilie.

XHEJMSI: Çdo pronar biznesi duhet të mbajë shënime. Kjo është e vetmja mënyrë për të ditur nëse biznesi po ju ecën mirë apo jo. Në rregull, unë do të pyes përsëri. A po nxirrni fitim?

DANIELI: Ëë … nuk e di.

XHEJMSI: A po siguron më shumë apo më pak para sesa muajin e kaluar?

DANIELI: Nuk e di.

XHEJMSI: Të lutem, ndiqe këshillën time dhe mbaj shënime në mënyrë që ta dish.

Kthehuni te faqja 48

Një Javë te Biznesi i Mobilieve i Danielit

Lexoni:Lexojeni shembullin vijues të biznesit të mobilieve të Danielit.

Pasi bëri një kërkim duke biseduar me konkurrentë dhe klientë, Danieli mësoi se 1) njerëzve nuk u pëlqejnë mobiliet metalike sepse bëhet shumë vapë në verë, 2) mobiliet metalike janë më të vështira për t’u bërë dhe 3) furnizimet metalike kushtojnë më shumë se druri. Ai vendosi të shesë mobilie druri në vend të mobilieve metalike.

Klientëve të tij u pëlqen kjo! Ai po shet mjaft mobilie druri dhe duket se biznesi po ecën mirë.

Kthehuni te faqja 49

Shënime