Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.
KARLOSI: Sot është një ditë e madhe. Po marr një hua biznesi!
NAOMI: Po merrni një hua? Për çfarë?
KARLOSI: Për gjithçka. Do të bëj më shumë vend për inventarin tim. Do të marr një televizor të ri dhe gjëra të tjera në shtëpi gjithashtu. Jam kaq i gëzuar!
NAOMI: Ua, kjo është e frikshme. Ju sapo e nisët javën e fundit biznesin tuaj. Karlos, ju nuk duhet të merrni hua. Maria, si është biznesi juaj?
MARIA: Është mirë. Unë i shes vezët shumë shpejt. Zakonisht i shes të gjitha rreth orës 09:00 në mëngjes. Por pjesën tjetër të ditës kur klientët kërkojnë vezë, unë nuk kam më.
NAOMI: Maria, keni vërtet nevojë për më shumë pula. Si duket puna e huasë suaj për më shumë vezë? A e keni tashmë huanë?
MARIA: Ende jo. Kam pak frikë të marr hua. Ndoshta nuk duhet të marr hua. Sapo i thatë Karlosit se nuk duhet të marrë hua.
KARLOSI: Unë prapëseprapë do të marr një hua. Ka për të m’i zgjidhur të gjitha problemet.
NAOMI: Ose ka për të krijuar një mori problemesh të reja. Karlos, kam frikë se do të keni një mal me borxhe që do t’ju dërrmojnë.
Por Maria, në rastin tuaj, një hua në të vërtetë mund t’ju ndihmojë.
MARIA: Nga do ta dija nëse një hua do të më ndihmonte apo dërrmonte?
NAOMI: Pronarët e biznesit të suksesshëm përdorin “Katër të Duhurat” për të vendosur nëse një hua biznesi është ide e mirë për ta rritur biznesin e tyre.
MARIA: Katër të Duhurat?
NAOMI: Po. Merrni hua vetëm kur keni arsyen e duhur, kohën e duhur, shumën e duhur dhe kushtet e duhura.
KARLOSI: Unë nuk e vras mendjen për Katër të Duhurat. Unë do ta marr huanë time!
MARIA: Unë e vras mendjen. Unë dua të rrit biznesin tim, por nuk dua një mal me borxhe. Më trego më shumë rreth këtyre Katër të Duhurave
Kthehuni te faqja 129
Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.
NAOMI: Arsyeja juaj për të marrë hua duhet të jetë për biznes, jo për arsye vetjake.
KARLOSI: Pse jo për të dyja? Unë do ta gëzoj televizorin e ri dhe do ta bëj dyqanin tim më të madh!
NAOMI: Oh, Karlos! Tani dëgjoni, Maria, një hua duhet të jetë për gjëra që mund t’i shitni, si shishe qumështi, ose diçka që prodhon menjëherë, si pula që bëjnë vezë. Mbajeni mend, duhet të filloni t’i shlyeni menjëherë huatë!
MARIA: Në rregull. Kështu unë mund të blej pula që tashmë prodhojnë vezë dhe do të kisha vezë për t’i shitur menjëherë.
NAOMI: Bukur! A e keni marrë parasysh të përdorni para në dorë nga biznesi juaj për të blerë më shumë pula, në vend që të merrni hua?
MARIA: Pa pritni, unë mendova se ju thatë që unë duhet të marr hua.
NAOMI: Me para në dorë ju kurseni tani dhe blini më vonë – më pak rritje, por më pak rrezik. Me një hua ju blini tani dhe paguani më vonë – më shumë rritje, por më shumë rrezik.
KARLOSI: Po. “Paguaj më vonë” mua më duket mirë!
MARIA: Klientët vazhdojnë të kërkojnë më shumë vezë. Dëshiroj të shes më shumë vezë shpejt!
NAOMI: A ia vlen rreziku për një hua? A keni menduar rreth asaj që mund të shkojë keq?
MARIA: Nuk kam menduar! Por, mendoj se pulat mund të ndërpresin prodhimin. Ose mund të ngordhin ose të vidhen. Ose klientët mund të ndalojnë së bleri vezë.
NAOMI: Si mund t’i pakësoni ato rreziqe?
MARIA: Ëëë. Mund t’u jap pulave ushqim cilësor dhe të kujdesem për to. Mund t’i mbyll në mënyrë që të mos mund t’i vjedhin njerëzit.
NAOMI: A mendon se keni arsye të duhur për të marrë një hua, Maria?
MARIA: Kështu mendoj.
Kthehuni te faqja 129
Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.
NAOMI: Maria, sa kohë keni që jeni në biznes?
MARIA: Unë po shes vezë qysh prej tetë javësh deri tani dhe po ecën mirë.
NAOMI: Shumë mirë! Disa njerëz marrin hua për biznese që sapo i kanë nisur – kjo është shumë me rrezik!
KARLOSI: Hej, për mua po flisni? Unë e di se çfarë po bëj.
NAOMI: Maria, ju keni njëfarë kohe me biznesin tuaj, por a është marrja e një huaje pjesë e një plani që bëtë për ta rritur biznesin tuaj?
KARLOSI: Ja plani im: Dyqan më i madh, më shumë shitje!
MARIA: Karlos, kjo mua nuk më duket si plan. Unë planifikoj të marr një hua, të blej më shumë pula, të shes më shumë vezë në javë dhe të shlyej huanë.
NAOMI: Ky është një fillim i mirë për planin tuaj Maria. Megjithatë do t’ju duhet të përcaktoni numrin konkret të pulave dhe të vezëve. Sa e sigurt jeni që klientët do blejnë më shumë nëse keni më shumë për të shitur?
MARIA: Oh e dashur, unë mendoj se ata do t’i blejnë të gjitha vezët e mia, por nuk jam e sigurt.
NAOMI: Ndoshta duhet së pari ta zbulosh këtë!
MARIA: Në rregull, do bisedoj me klientët dhe do të bëj një listë të kujtdo që do të blinte. Unë do bisedoj me të paktën 10 prej tyre.
NAOMI: Bukur. Nëse vendosni të merrni një hua, një listë klientësh të ardhshëm do ndihmonte t’i tregonit huadhënësit se ju e kuptoni saktësisht si do ta përdorni huanë.
NAOMI: Në rregull, ja një pyetje tjetër. Nëse merrni hua para për të blerë pula të reja, a do të vijojnë ato të prodhojnë vezë edhe pasi të keni shlyer huanë?
MARIA: Oh, sigurisht. Pulat duhet të prodhojnë vezë të paktën edhe për dy vjet të tjerë dhe unë planifikoj të marrë një hua gjashtëmujore.
Kthehuni te faqja 130
Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.
KARLOSI: Hej! Unë e mora huanë time! 1000 dollarë me një interes mujor fiks prej 3%.
NAOMI: Oh, Karlos. Më vjen keq për ty. Me sa huadhënës bisedove?
KARLOSI: Me një sigurisht. Unë nuk humbas kohë. Ju duhet të më kishit parë. Unë hyra dhe thashë: “Unë dua një hua – tani!” Dhe ata thanë: “Po, zotëri”. Ata më trajtuan si mbret. Ata njerëz më duan.
NAOMI: Po, jam e sigurt që ju duan. A janë ato letrat e huasë tuaj? Ju prish punë po t’i shoh pak?
KARLOSI: Vazhdo. Por jini e përgatitur për t’u habitur! Kam bërë një ujdi të shkëlqyer.
NAOMI: Karlos, këto kushte janë të tmerrshme. 200 dollarë si parapagesa? Pagesa të përjavshme? A u ke hedhur një sy të paktën këtyre kushteve?
KARLOSI: Çfarë? Kjo nuk mund të jetë e saktë. Unë nuk i mbaj mend këto gjëra. Oh jo, mendoj se nuk i pashë vërtet shumë hollësisht.
NAOMI: Maria, çfarë kushtesh keni gjetur?
MARIA: Mirë, unë bisedova deri tani me tre huadhënës. Faleminderit që më dhatë fletën e punës të huadhënësit nga grupi juaj i mbështetjes te vetja. Ajo vërtet më ndihmon të bëj pyetje të mira. Jam vërtet e gëzuar që mësova mbi ndëshkimet e mundshme, normat e interesit, tarifat dhe komisionet.
Dy nga huadhënësit kishin norma interesi të sheshta. Por një huadhënës ka një normë interesi zbritëse.
KARLOSI: Cili është ndryshimi?
MARIA: Unë nuk e kuptoj në të vërtetë ndryshimin. Unë thjesht e di se, nëse normat e interesit janë njësoj, zbritësja është më e mirë se e sheshta.
NAOMI: Kjo është e drejtë, Maria. Duket se ju po filloni t’i gjeni kushtet e duhura.
Kthehuni te faqja 130
Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.
NAOMI: Karlos, jeni mirë? Dukeni i dëshpëruar.
KARLOSI: Kishit të drejtë, Naomi. Ndëshkimet po shumohen dhe mbi mua po bie një mal borxhesh.
NAOMI: Karlos, më vjen aq keq që e dëgjoj këtë.
KARLOSI: Huadhënësi erdhi dhe ma mori televizorin. Nëse nuk bëj edhe një pagesë, ai thotë se do ta kenë radhën furnizimet dhe pajisjet e biznesit tim.
MARIA: Karlos, duket se nuk keni para në dorë të mjaftueshme në qarkullim.
KARLOSI: Para në dorë në qarkullim?
NAOMI: Kjo është paraja që hyn dhe del nga biznesi juaj. Pikërisht tani, ju nuk keni mjaft para që hyjnë për të mbuluar pagesat e huasë.
KARLOSI: Unë nuk po shes sa prisja. Isha me vonesë për disa pagesa. Ndëshkimet po shtohen dhe po e bëjnë edhe më të vështirë për mua që të bëj pagesa.
NAOMI: Karlos, kjo është arsyeja pse duhet të bëni deklaratë gjashtë mujore të qarkullimit të parave në dorë përpara se të vendosni për një hua. A e keni bërë ndonjëherë një të tillë?
KARLOSI: Jo.
NAOMI: Deklarata e qarkullimit të parave në dorë ju ndihmon të dini nëse mund t’ia dilni të bëni pagesa të huasë çdo muaj. A keni deklarata të të ardhurave për dy muajt e fundit?
KARLOSI: Jo, nuk kam.
MARIA: Unë mund të sjell timen dhe deklaratat e qarkullimit të parave në dorë me të cilat kam punuar. Ne mund t’jua tregojmë se si ta bëni.
NAOMI: Mirë! Ne do t’ju ndihmojmë që të bëni një deklaratë qarkullimi të parave në dorë. Pastaj do të dini nëse po merrni hua shumën e duhur.
Kthehuni te faqja 131
Lista e Kontrollit me Katër të Duhurat Bëjini vetes këto pyetje. Shenjojeni si të mbaruar çdo pyetje kur ju mund t’i përgjigjeni “po”.
KATËR TË DUHURAT
Arsyeja e Duhur?
A po marr hua për arsye biznesi prodhimi (jo vetjake)?
A është huaja më e mirë sesa paraja në dorë për ta rritur biznesin tim?
A do të më sigurojnë menjëherë para gjërat që do të blej me huanë?
A e di unë gjithçka që mund të shkonte keq?
Koha e Duhur?
A kam qenë mjaftueshëm gjatë në biznes për ta njohur mirë biznesin tim?
A është kjo pjesë e një plani që kam për ta rritur biznesin tim?
A mund ta vërtetoj se klientët do të blejnë më shumë nëse kam më shumë për të shitur?
Nëse blej diçka për biznesin tim (si pula apo një kamion), a do të ketë jetëgjatësi më të madhe sesa huaja ime?
Kushtet e Duhura?
A mund të rendit tre deri në pesë huadhënës të mirë?
A e njoh koston e vërtetë të huasë?
A mund t’i shpjegoj kushtet e huasë?
A mund ta shpjegoj përse një huadhënës është më i mirë se një tjetër?
Shuma e Duhur?
A kam bërë një deklaratë gjashtëmujore të qarkullimit të parave në dorë?
A mund të bëj një pagesë dhe përsëri të fitoj para?
Nëse nuk kam shitje shtesë, a mundem prapëseprapë ta bëj pagesën?
Fleta e Punës e Kushteve të Huasë Merreni këtë Fletë Pune të Kushteve të Huasë me vete kur vizitoni huadhënës.
HUADHËNËSI NR.1:
HUADHËNËSI NR.2:
HUADHËNËSI NR.3:
HUADHËNËSI NR.4:
1. Kualifikime: Çfarë më duhet t’ju jap ose t’ju tregoj ju (huadhënësit) për të marrë një hua?
2. Shpeshtësia e Pagesave: Kur është afati i pagesës së parë? Sa shpesh duhet t’i bëj pagesat? A mund të kem një kopje të programit të shlyerjes?
3. Ndëshkimet: A ka ndonjë tarifë apo ndëshkime nëse nuk paguaj në kohë?
4. Kostot e Drejtpërdrejta: Nëse marr hua 100, 1000 ose 10000 dollarë (merr një shumë bazuar te monedha vendase dhe përdore për secilin huadhënës), sa paguaj pasi kam shlyer huanë, përfshirë të gjithë interesin, tarifat etj.? Nëse marr hua mjaftueshëm për një aset, për shembull, një pulë, sa para shtesë paguaj duke e marrë këtë hua? Sa janë tarifat që parapaguhen? Sa është secila pagesë? A është kjo një normë interesi e sheshtë apo zbritëse?
5. Kostot e Tërthorta: Sa kohë duhet për të bërë pagesat? Sa më kushton të shkoj te huadhënësi për të paguar?
6. Kostoja e Vërtetë e Huasë: Cilat janë kostot e drejtpërdrejta dhe të tërthorta gjithsej? (Shtojini kostot nga pyetjet 4 dhe 5.)
Deklarata Gjashtëmujore e Qarkullimit të Parave në Dorë Kopjojeni këtë fletë pune të qarkullimit të parave në dorë te libri i biznesit tuaj. Përdoreni një për secilin huadhënës për të parë nëse mund t’i përballoni kushtet e huasë për të cilat do të mësoni këtë javë.
QARKULLIMI I PARAVE NË DORË
Emri i Huadhënësit:
2 Muaj Përpara
Muaji i Fundit
Këtë Muaj
Muaji Tjetër
Muaji 3
Muaji 4
Muaji 5
Muaji 6
Të Ardhurat Gjithsej
Shpenzimet Fikse
Pagesa të Huasë
Pagesat e Ndryshueshme
Fitimi/Humbja Gjithsej
Paratë Fillestare në Dorë
Paratë në Dorë në Dispozicion