Mësoni
Si ta di se si po ecën biznesi im?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Shihni:“I Don’t Know” [“Nuk e Di”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 60.)
-
Diskutoni:Pa shënime, si do ta dinit nëse biznesi juaj është fitimprurës? Si mund ta dini nëse jeni paguar nga të gjithë klientët tuaj? Si do t’i dinit shpenzimet tuaja gjithsej?
-
Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si ta di nëse biznesi im po sjell fitime?
VEPRIMI I JAVËS – Unë do t’i gjurmoj të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet në një regjistër çdo ditë këtej e tutje.
Gjatë kësaj mbledhjeje, ne do të mësojmë aftësi që na ndihmojnë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje dhe ta kryejmë këtë veprim.
Mandej, gjatë javës, do t’i gjurmojmë njëmend të ardhurat dhe shpenzimet e biznesit tonë për të parë nëse po krijojmë fitim. Le të lexojmë pjesën mbi fitimin te Harta e Suksesit të Biznesit.
Përse duhet të mbaj të dhëna me shkrim?
-
Ushtrohuni:Për këtë ushtrim, mos hidhni në letër asnjë informacion. Me një partner, merrni një minutë për të lexuar te faqja 61 rreth biznesit me mobilie të Danielit. Mos hidhni në letër asnjë informacion. Pastaj rikthehuni këtu.
-
Diskutoni:Përpiquni t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve nga ajo që kujtoni:
-
Sa para shpenzoi biznesi këtë javë?
-
Sa para hynë te biznesi këtë javë?
-
Sa fitim ose humbje pati biznesi këtë javë?
A mund t’i mbani mend të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin pa i parë? Sa të rëndësishme janë shënimet e shkruara?
-
-
Ushtrohuni:Tani, me partnerin tuaj, kthehuni sërish te përmbledhja e biznesit me mobilie të Danielit në faqen 61 dhe mblidhini shpenzimet, të ardhurat dhe fitimin. A do të ishte më e lehtë nëse pronari i biznesit do të kishte përdorur një regjistër për t’i shënuar numrat?
Si ta krijoj zakonin e mbajtjes së shënimeve?
-
Diskutoni:Pronarët e suksesshëm të biznesit mbajnë shënime të përditshme. A ju pëlqen të mbani shënime? A është një zakon për ju? Çfarë ju pengon të mbani shënime?
-
Lexoni:Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të fillohet një zakon të ri, madje edhe kur e dimë se është i rëndësishëm. Këtu janë pesë strategji për sukses në mbajtjen e shënimeve:
-
Kujtoni “pse”-në – Ju mund të gjeni shtysë duke menduar për njerëzit që do të përfitojnë nga mbajtja e shënimeve që bëni, të tillë si fëmijët tuaj.
-
Zhvilloni aftësi – Mund t’ju duhen aftësi të reja për të qenë i mirë në mbajtjen e shënimeve. Diskutimi ynë sot do t’ju ndihmojë t’i mësoni këto aftësi.
-
Zgjidhni miq, jo bashkëfajtorë – mik është një person që të ndihmon të bësh gjënë e duhur. Bashkëfajtor është dikush që të ndihmon të bësh gjënë e gabuar. Kërkoni nga ata që keni përreth, përfshirë bashkëshortin/en, që t’ju ndihmojnë të vazhdoni të mbani shënime.
-
Përdorni shpërblime dhe ndëshkime urtësisht dhe me kursim – Shpërblejeni veten për mbajtjen e shënimeve të përditshme.
-
Merrini mjetet – A mund të përfytyroni të hapni një pus pa një mjet? Siguroni që t’i keni mjetet për të bërë atë që duhet të bëhet. Çfarë mjeti do të përdorni për të mbajtur shënime? Ne do të mësojmë rreth disa mjeteve më vonë në këtë takim.
-
-
Diskutoni:Si do t’i përdorë secili nga ne këto strategji për të krijuar zakonin e rëndësishëm për mbajtjen e shënimeve të mira?
Si ta mbaj unë një regjistër të ardhurash dhe shpenzimesh?
-
Lexoni:Regjistri i të ardhurave dhe shpenzimeve është një formular i zakonshëm biznesi. Ne duhet ta përdorim atë çdo ditë për të shënuar paratë që hyjnë dhe paratë që dalin nga biznesi ynë.
Ju kujtohet Danieli te materiali filmik: “I Don’t Know” [“Nuk e Di”]? Ai filloi t’i gjurmojë të ardhurat dhe shpenzimet e veta duke përdorur hapat vijues:
-
Ushtrohuni:Me një partner përputhini numrat në këtë tabelë me numrat e të ardhurave dhe shpenzimeve te regjistri në faqen vijuese.
HAPAT PËR TË KRIJUAR NJË REGJISTËR TË ARDHURASH DHE SHPENZIMESH
1Danieli ka 1500 dollarë në arkën e biznesit të tij. Ai e vuri atë shumë si bilanc fillestar të tijin në fillim të javës.
E hënë
2Shiti 4 karrige. Në kolonën e të ardhurave ai vendos 200.
3Shton 200 te bilanci i parave në dorë. Bilanci i ri = 1700.
4Pagoi 100 për qira. Në kolonën e shpenzimeve ai vendos -100.
5Zbret 100 nga bilanci i parave në dorë. Bilanci i ri = 1600.
E martë
6I pagoi 500 dollarë Maksuellit. Në kolonën e shpenzimeve ai vendos -500.
7Zbret 500 nga bilanci i parave në dorë. Bilanci i ri = 1100.
E mërkurë
8U shit një komplet tavoline me karrige. Në kolonën e të ardhurave ai vendos 400.
9Shton 400 te bilanci i parave në dorë. Bilanci i ri = 1500.
E enjte
10U shitën mobilie dhome gjumi. Te kolona e të ardhurave ai vendos 1000.
11Shton 1000 te bilanci i parave. Bilanci i ri = 2500.
E premte
12U blenë materiale. Te kolona e shpenzimeve ai vendos -1500.
13Zbret 1500 nga bilanci i parave. Bilanci i ri = 1000.
E shtunë
14U shit një tavolinë. Te kolona e të ardhurave ai vendos 400.
15Shton 400 te bilanci i parave në dorë. Bilanc i ri = 1400.
16Danieli përfundon javën me 1400 dollarë në arkën e parave në dorë të biznesit të tij.
-
Lexoni:Danieli i shkroi të ardhurat dhe shpenzimet e veta çdo ditë. Regjistri i të ardhurave dhe shpenzimeve të tij dukej kështu në fund të javës.
REGJISTRI I TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE TË DANIELIT: 14–20 GUSHT
Data
Përshkrimi
Shpenzimet
Të Ardhurat
Bilanci i Parave në Dorë
Bilanci fillestar i biznesit të Danielit
1500 1
E Hënë 14/5
U shitën 4 karrige
200 2
1700 3
E Hënë 15/5
U pagua qiraja
-100 4
1600 5
E Martë 16/5
Iu pagua rroga Maksuellit
-500 6
1100 7
E Mërkurë 17/5
U shit një komplet tavoline me karrige.
400 8
1500 9
E Enjte 18/5
U shitën mobilie dhome gjumi.
1000 10
2500 11
E Premte 19/5
U pagua për materiale
-1500 12
1000 13
E Shtunë 20/5
U shit një tavolinë
400 14
1400 15
Bilanci përfundimtar i biznesit të Danielit
1400 16
-
Diskutoni:Në materialin filmik, i punësuari i Danielit, Maksuelli, tha se nuk e kishin paguar. Si e ndihmon ky regjistër Danielin për ta zgjidhur këtë çështje?
Çfarë është një deklaratë të ardhurash?
-
Lexoni:Një formular tjetër i rëndësishëm biznesi është deklarata e të ardhurave. Ju kujtohet sa e vështirë ishte të përllogaritje fitimin nga kujtesa gjatë veprimtarisë sonë? Një deklaratë të ardhurash do të ndihmojë! Ajo i përmbledh të gjitha veprimet gjatë një periudhe të tillë si java, muaji, tremujori apo viti. Përmbledhja na tregon nëse biznesi është fitimprurës gjatë asaj periudhe.
Një deklaratë të ardhurash tregon:
-
Të ardhurat.
-
Shpenzimet.
-
Fitimin (ose humbjen).
-
-
Ushtrohuni:Me një shok përputhni numrat në këtë tabelë me numrat në deklaratën e të ardhurave në faqen vijuese.
HAPAT PËR TË KRIJUAR NJË DEKLARATË TË ARDHURASH
Të Ardhurat
1Për shitjen e të gjitha karrigeve ai vendos 200.
2Për shitjen e të gjitha tavolinave ai vendos 400.
3Për shitjen e të gjitha dhomave të ngrënies ai vendos 400.
4Për shitjen e të gjitha kompleteve të dhomave të gjumit ai vendos 1000.
5Ai i mbledh të gjitha shitjet e tij. Të ardhurat e tij gjithsej për javën: 2000.
Shpenzimet
6Për koston e qirasë ai vendos -100.
7Për koston e materialeve ai vendos -1500.
8Për pagat e punonjësve ai vendos -500.
9Ai shton shpenzimet e tij gjithsej. Shpenzimet gjithsej për javën: -2100.
Fitim (ose Humbje)
10Ai zbret shpenzimet nga e ardhura e tij: 2000-2100= -100.
-
Diskutoni:Çfarë na tregon kjo deklaratë e të ardhurave rreth biznesit të Danielit?
Çfarë periudhe përmban kjo deklaratë të ardhurash?
A ishte fitimprurës biznesi i Danielit këtë javë?
A mund ta drejtojë Danieli biznesin e tij kështu çdo javë? Përse po ose përse jo?
Deklarata e të Ardhurave e BIZNESIT të Danielit me Mobiliet (e hënë – e shtunë)
Të Ardhurat
Shitje karrigesh
200
1
Shitje tavolinash
400
2
Shitje kompleti për dhomë ngrënieje
400
3
Shitje kompleti për dhomë gjumi
1000
4
Të Ardhurat Gjithsej
2000
5
Shpenzimet
Qiraja
-100
6
Materialet
-1500
7
Paga e punonjësit
-500
8
Shpenzimet Gjithsej
-2100
9
Fitim (ose Humbje)
-100
10
Si ta krijoj një regjistër të ardhurash e shpenzimesh dhe një deklaratë të ardhurash?
-
Lexoni:Për të ditur nëse biznesi ynë është fitimprurës, na duhet një deklaratë të ardhurash. Për të krijuar një deklaratë të ardhurash, na duhet një regjistër të ardhurash dhe shpenzimesh.
-
Ushtrohuni:Ju e keni parë se si Danieli mbante regjistër të ardhurash e shpenzimesh dhe si e përdorte për të bërë një deklaratë të ardhurash. Tani, punoni me një partner për të bërë një deklaratë të ardhurash për Jozefin. Plotësojeni regjistrin e të ardhurave e shpenzimeve dhe deklaratën e të ardhurave te faqja vijuese.
-
Krijoni një regjistër të ardhurash dhe shpenzimesh për biznesin e Jozefit në ndërtim.
-
Krijoni një deklaratë të ardhurash për biznesin e ndërtimit të Jozefit.
-
Pasi ta provoni këtë, nëse keni nevojë për ndihmë për të krijuar regjistrin e shpenzimeve dhe të të ardhurave, kthehuni te faqja 56 për çelësin e përgjigjes.
Regjistri i të Ardhurave dhe Shpenzimeve e hënë – e shtunë
Data
Përshkrimi
Shpenzimi
Të Ardhurat
Bilanci
Bilanci i Biznesit për Paratë Fillestare në Dorë
3000
Shpenzimet dhe të Ardhurat Gjithsej
Deklarata e të Ardhurave e BIZNESIT të Jozefit në Ndërtim (e hënë – e shtunë)
Të Ardhurat
Të Ardhurat Gjithsej
Shpenzimet
Shpenzimet Gjithsej
Fitim (ose Humbje)
-
-
Diskutoni:Çfarë mësuat mbi biznesin e Jozefit duke parë deklaratën e të ardhurave të tij?
Pronarët e bizneseve të vogla kudo mbështeten te fuqia e këtyre formularëve. A mban ndonjëri nga ju regjistër të ardhurash dhe shpenzimesh ose deklarata të ardhurash? Nëse po, si ka ndihmuar kjo?
-
Ushtrohuni:Nëse nuk mbani shënime tashmë, kopjojeni regjistrin e shpenzimeve dhe të ardhurave dhe deklaratën e të ardhurave nga më sipër në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj.
-
Lexoni:Shënojini të ardhurat dhe shpenzimet tuaja çdo ditë dhe, në fund të javës, krijoni një deklaratë të të ardhurave. Vijoni ta bëni këtë çdo ditë dhe javë ndërsa biznesi juaj rritet. Do t’ju duhen këto shënime biznesi për mbledhjet e grupit në javën e shtatë dhe të tetë.
-
Shihni:Mësoni se si mbajtja e të dhënave e ndihmoi Vangjelin ta rritë biznesin e vet. Shiheni historinë e suksesit “Vangelis: Street Magician” [“Vangjeli: Magjistar Rruge”]. (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)