Mësoni
Si ta ndihmoj edhe biznesin tim edhe familjen?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Lexoni:Ne duhet të kishim filluar të mbanim shënime për paratë e biznesit tonë kur ato hyjnë dhe dalin. Kjo është e mrekullueshme! Por çfarë ndodh kur na duhen para për nevoja vetjake apo të familjes?
-
Shikoni:“Don’t Kill the Chickens: Part I” [“Mos i Vrit Pulat: Pjesa I”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 76.)
-
Diskutoni:Vëllai i Maries i kërkon asaj që t’i japë para nga biznesi i vet. Dhe ajo dëshiron ta ndihmojë. Por kjo do ta dëmtonte ose madje shkatërronte biznesin e saj. Përveç kësaj, ajo i ka kushtuar biznesit të saj përpjekje që ta ndihmojë të bëhet e mbështetur te vetja. Çfarë duhet të bëjë Maria?
-
Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si t’i ndaj paratë për biznesin nga ato për shtëpinë?
VEPRIMET E JAVËS – Unë do të mbaj llogari të veçanta dhe shënime të përditshme për biznesin tim dhe për paratë për familjen si dhe do t’i paguaj vetes një rrogë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, ne do të mësojmë aftësi që na ndihmojnë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje dhe të kryejmë këto veprime.
Atëherë, gjatë javës, në të vërtetë ne do të ndërmarrim hapa për t’i ndarë financat e biznesit nga ato të familjes. Ky do të jetë një bekim i madh për ne dhe për familjet tona! Le të lexojmë pjesën Suksesi i Biznesit te Harta e Suksesit të Biznesit.
Përse duhet t’i ndaj paratë e biznesit tim nga ato të familjes?
-
Shihni:“Don’t Kill the Chickens: Part II” [“Mos i Vrit Pulat: Pjesa II”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 77.)
-
Diskutoni:Nga ajo që mësuat në këtë material filmik, përse është e rëndësishme të ndani paratë e biznesit nga paratë për familjen dhe t’i paguani vetes një rrogë?
-
Lexoni:Një pronar biznesi është edhe pronar, edhe i punësuar. Kjo mund të ngrejë disa pyetje interesante.
Ne e dimë se bekime të mëdha vijnë nga të paguarit e së dhjetës mbi të ardhurat tona. Nëse i mbajmë paratë e biznesit tonë dhe ato vetjake të ndara, është më e lehtë të llogaritim të dhjetën tonë.
Mbajini mend këta hapa:
-
Mbajini paratë e biznesit dhe ato vetjake në llogari apo vendndodhje të ndara.
-
Ne paguajmë të dhjetën mbi të ardhurat tona vetjake (paga ose komisioni) me të cilat paguhemi nga biznesi.
-
Paratë e hedhura në biznes nuk përfshihen tek e dhjeta. Paratë e hedhura në biznes përdoren për të paguar shpenzimet e biznesit, rrogat dhe rritjen.
-
-
Diskutoni:Po sikur miqtë apo familjarët të kenë nevojë për para, si vëllai i Maries?
Dikush nga grupi e lexon ose e përmbledh shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave nga Mateu 25:1–13. A ka raste kur nuk mund ose nuk duhet të japim nga tonat kur dikush na kërkon ndihmë?
-
Shihni:“Don’t Kill the Chickens: Part III” [“Mos i Vrit Pulat: Pjesa III”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 78.)
-
Diskutoni:A bëri Maria veprimin e duhur?
-
Lexoni:Pronarët e biznesit të suksesshëm nuk vjedhin nga biznesi i tyre.
Si mbaj unë shënime të ndara?
-
Lexoni:Pra, si i ndajmë paratë e biznesit nga paratë vetjake? Ne mbajmë shënime të ndara! Maria mban shënime të përditshme për të gjitha paratë që hyjnë në biznesin e saj dhe për të gjitha ato që dalin. Ajo mban gjithashtu shënime të përditshme për të gjitha paratë që i vijnë familjes së saj dhe për të gjitha që dalin. Këto shënime quhen “regjistra të të ardhurave dhe shpenzimeve”. Ajo mban dy regjistra tërësisht të ndarë – një për paratë e biznesit dhe një për paratë vetjake.
Huadhënësit shpesh do të duan të shohin regjistrin e të ardhurave dhe shpenzimeve përpara se të japin një hua. Mbajtja e shënimeve të kujdesshme do të na ndihmojë të jemi gati nëse vendosim të marrim hua për të rritur biznesin tonë.
-
Ushtrohuni:Shikojeni këtë model të regjistrit të saj mbi të ardhurat dhe shpenzimet e biznesit. Vini re se më 16 gusht (dita kur vëllai i Maries kërkoi para), biznesi i Maries kishte 3200 dollarë në llogarinë e vet bankare.
Libri i të Ardhurave dhe Shpenzimeve të BIZNESIT të Maries: 14 – 20 gusht
Data
Përshkrimi
Shpenzimet
Të Ardhurat
Bilanci i Parave në Dorë
Bilanci i biznesit të Maries në para në dorë
2600
14 gusht
Ushqim i Blerë
-300
2300
15 gusht
Shitje Vezësh
500
2800
16 gusht
Shitje Vezësh
400
3200
17 gusht
Rroga e Maries
-3000
200
18 gusht
Shitje Vezësh
600
800
19 gusht
Ushqim i Blerë
-600
200
20 gusht
Shitje Vezësh
700
900
Libri i të Ardhurave dhe Shpenzimeve VETJAKE të Maries: 14 – 20 gusht
Data
Përshkrimi
Shpenzimet
Të Ardhurat
Bilanci i Parave në Dorë
Bilanci vetjak i Maries i parave në dorë
600
14 gusht
Ushqimi
-100
500
15 gusht
Veshjet
-200
300
16 gusht
Aboneja e Autobusit
-200
100
17 gusht
Rroga
3000
3100
17 gusht
E Dhjeta
-300 lekë
2800
19 gusht
Ushqimi
-1500
1300
20 gusht
Qiraja
-600
700
-
Diskutoni:Çfarë do të ndodhte me paratë e biznesit të Maries nëse biznesi i saj do t’i jepte vëllait të saj 1000 dollarë? A do të qe në gjendje ajo t’i paguante vetes një rrogë 3000 dollarë ditën tjetër?
A duhet të ndihet fajtore Maria nëse biznesi i saj nuk i jep para një anëtari në nevojë të familjes?
Shihni edhe te regjistri i biznesit të saj edhe tek ai vetjak dhe gjejini rreshtat që tregojnë rrogën e saj. A mund të shihni se rroga e saj është një shpenzim për biznesin dhe një e ardhur te paratë vetjake të saj?
-
Lexoni:Siç mësuam më herët, Maria është korrekte në pagimin e së dhjetës së saj mbi të ardhurat vetjake.
Si i ndaj paratë e mia?
-
Lexoni:Le të ushtrohemi për ndarjen e parave të biznesit tonë nga paratë vetjake. Për shembullin vijues, përfytyroni se keni një biznes që shet ujë të pijshëm.
-
Shihni:“Your Water Business” [“Biznesi Juaj i Ujit”] (Nuk keni material filmik? Thjesht vazhdoni.)
-
Ushtrohuni:Ndiqini këto pesë hapa dhe përdorni formularët te faqja tjetër për t’i ndarë paratë e biznesit tuaj nga ato vetjake.
-
Shihni te të ardhurat dhe shpenzimet e biznesit për çdo ditë të javës.
-
Shënojini paratë tuaja të biznesit në regjistrin e të ardhurave dhe shpenzimeve të biznesit tuaj.
-
Shënojini paratë tuaja vetjake në regjistrin e të ardhurave dhe shpenzimeve vetjake.
-
Krijojeni deklaratën tuaj të të ardhurave tuaja të biznesit nga informacioni në librin e biznesit tuaj.
-
Krijojeni deklaratën tuaj të të ardhurave tuaja vetjake nga informacioni i regjistrit të llogarisë suaj vetjake.
Kontrollojeni punën tuaj te çelësi i përgjigjes në faqen 79.
-
-
Diskutoni:Çfarë mësuat nga ky ushtrim? Nëse bëtë gabime, a e kuptuat përse? Ata që e kuptojnë, mund t’i ndihmojnë ata që janë të paqartë.
-
Lexoni:Pronarët e suksesshëm të biznesit mbajnë shënime të përditshme dhe i përdorin ato për të marrë vendime të urta biznesi.
Ndërkohë që Maries nuk i pëlqen të mbajë shënime, ajo e detyron veten të mbajë çdo ditë shënime të ndara për paratë e biznesit të saj dhe ato vetjake. Kjo është mënyra e mençur për të bërë biznes!
Përveç kësaj, ajo e di gjithashtu se, nëse do të ketë ndonjëherë nevojë për hua biznesi, huadhënësit do të duan të shohin shënime të përditshme.
-
Shihni:Shihni se si e përmirësoi Danieli biznesin e tij duke përdorur parime të mbështetjes te vetja, përfshirë mbajtjen e shënimeve. Vini re historinë e suksesit “Daniel & Christiana: General Store” [“Danieli dhe Kristiana: Dyqan i Përgjithshëm”]. (Nuk keni material filmik? Kaloni te faqja tjetër.)
-
Lexoni:Ne kemi mësuar sot disa aftësi të rëndësishme që do të na ndihmojnë të kemi sukses. Le të punojmë fort këtë javë për t’i bërë zakone këto aftësi. Le të mbajmë llogari dhe shënime ditore të veçuara!
-
Diskutoni:Kush apo çfarë mund ta bëjë të vështirë për ju që të mbani shënime të veçuara çdo ditë? Ju mund të bëni një plan për ta lehtësuar këtë. Ju mund ta bëni në të njëjtën kohë çdo ditë. Ju mund t’i mbani shënimet në një vend të caktuar. Ju mund të krijoni kujtues për veten. Shkruajeni planin tuaj poshtë.
Si e paraqes biznesin tim?
-
Lexoni:Javën tjetër do të bëjmë paraqitje te grupi ynë rreth biznesit tonë. Ne duam të jemi në gjendje t’ua përshkruajmë biznesin tonë të tjerëve. Ne duam të dëgjojmë sugjerime rreth biznesit tonë.
-
Lexoni:Ndiqini këto udhëzime ose paraqiteni në mënyrën që ju përshtatet më shumë.
BIZNESI IM NË TRI MINUTA – UDHËZIME
Pjesa 1
Përshkruajeni biznesin tuaj në më pak se një minutë.
Pjesa 2
Përshkruani në më pak se një minutë, se si përgjigjja ndaj njërës prej pyetjeve vijuese, e përmirësoi shumë biznesin tuaj.
1. Çfarë duan të blejnë njerëzit?
2. Si po shes unë?
3. Si i kontrolloj kostot?
4. Si i rrit fitimet?
5. Si e drejtoj biznesin tim?
Pjesa 3
Përshkruani në më pak se një minutë, një gjë që do të vazhdoni ta përmirësoni në biznesin tuaj.
-
Lexoni:Gjatë javës, mendoni rreth asaj që do të donit të tregoni. Përshkruajeni biznesin tuaj në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj. Nëse doni, ushtrohuni duke ia bërë paraqitjen tuaj familjes ose miqve tuaj. Ejani javën tjetër të përgatitur për të bërë paraqitjet e biznesit tuaj.