Botime të Mëparshme
Për Ndërmjetësit


Për Ndërmjetësit

Ditën e mbledhjes:

  • Shkruajuni mesazh ose telefonojuni të gjithë anëtarëve të grupit. Ftojini të mbërrijnë 10 minuta më herët që të raportojnë për zotimet e tyre.

  • Përgatitini materialet e mbledhjes.

30 minuta përpara mbledhjes:

  • Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të mund të jenë afër.

  • Vizatojeni këtë tabelë zotimesh në dërrasë me emrat e njerëzve në grupin tuaj (shihni shembullin më poshtë).

    Emri i anëtarit të grupit

    Intervistova të paktën 4 furnitorë (Shkruani nr.)

    E vendosa çmimin tim fillestar të shitjes (Po/Jo)

    E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)

    I shtova kursimet (Po/Jo)

    Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)

    Gloria

    6

    P

    P

    P

    P

10 minuta përpara mbledhjes:

  • Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë.

  • Kur të mbërrijnë anëtarët e grupit, kërkojuni të plotësojnë tabelën e zotimeve në dërrasë. Gjithashtu, kujtojuni të kthehen te faqja 197 dhe ta përditësojnë përparimin e tyre drejt certifikimit.

  • Caktoni një njeri të matë kohën.

Në kohën e fillimit:

  • Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.

  • Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).

  • Kërkojuni qetësisht atyre që mbërrijnë vonë, që t’i fikin telefonat e tyre dhe të plotësojnë tabelën e zotimeve, ndërsa grupi e vazhdon diskutimin.

  • Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.

  • Plotësojeni parimin 4 te broshura Themeli Im. Më pas kthehuni te kjo fletore pune dhe vazhdoni të lexoni te faqja tjetër.