Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

“A Bigger Truck?” [“Një Kamion më i Madh?”]

Lexojini me radhë paragrafët e mëposhtëm.

Dy burra formuan një ortakëri. Ata ndërtuan një depo anës një rruge të rrahur. Ata siguruan një kamion dhe shkuan me të në fushën e një fermeri, ku blenë një ngarkesë të plotë me shalqinj me një dollar copa.

Ata e çuan kamionin e ngarkuar në depon e tyre, ku i shitën shalqinjtë me një dollar copa.

Ata shkuan përsëri te fusha e fermerit dhe blenë një ngarkesë tjetër të plotë me shalqinj me një dollar copa.

Duke i çuar anës rrugës, ata e shitën një shalqi me një dollar.

Duke u kthyer drejt fushës së fermerit për të marrë një ngarkesë tjetër, njëri nga ortakët i tha tjetrit: “Ne nuk po bëjmë shumë para me këtë biznes, apo jo?”

“Jo, nuk po bëjmë”, u përgjigj ortaku i tij.

“A mendon se na duhet një kamion më i madh?” (Dallin H. Oaks, “Focus and Priorities”, Ensign, maj 2001, f. 82)

Kthehuni te faqja 34

“Don’t Close Your Business” [“Mos e Mbyll Biznesin Tënd”]

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

XHOZEFINA: Si është puna, Grejs? Nuk më dukesh dhe aq mirë.

GREJSI: Nuk e di çfarë do të bëj. Biznesi im sapo kish filluar të bënte disa para dhe pastaj ndodhi kjo.

PRISHILLA: Çfarë ndodhi?

GREJSI: Personi nga i cili unë blej ujë të pastër, i ngriti çmimet dje dhe tani unë duhet ta mbyll biznesin tim.

PRISHILLA: Më vjen aq keq, Grejs. Përse?

GREJSI: Po ja, unë mund të shes ujë vetëm me 10 dollarë për një shishe. Klientët nuk do të paguanin më shumë. Dhe unë i blija shishet e mia me 7 dollarë.

GREJSI: Por tani furnitori im e ka ngritur çmimin e tij në 10 dollarë. Dhe kështu nuk ka fitim! Çfarë do të bëj?

PRISHILLA: A ke folur me furnitorin tënd? Ti je një nga klientët e tij më të rëndësishëm.

GREJSI: Nuk kam folur. Nuk mendoj se mundem. Çmimi i tij është çmimi i tij.

PRISHILLA: Jo. Ti duhet të flasësh me të. Ai duhet ta shohë që do të humbasë një klient të rëndësishëm. Ai mund ta ndryshojë çmimin për të të mbajtur ty. Ti gjithmonë duhet të flasësh me furnitorët për të marrë koston më të ulët të blerjes që mundesh.

GREJSI: Mirë, në rregull. Do të përpiqem.

XHOZEFINA: Dhe ti duhet gjithashtu të kesh variante të tjera. Unë njoh dikë që do të të shiste ujë me 5 dollarë. Më vjen keq që nuk të tregova më herët. Nuk e dija se ti po paguaje 7 dollarë – dhe tani 10! Unë do të të njoh me atë person.

GREJSI: Vërtet? Oh, Xhozefinë. Faleminderit. Po, të lutem më njih me të. Dhe faleminderit Prishilla. Unë do të përpiqem më shumë që të kem çmimin më të ulët për ujin që blej.

Kthehuni te faqja 36

Shënime