BurimetBiçikleta apo Pula?Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.NAOMI: Tungjatjeta Maria. Si është biznesi juaj? A po rritet?MARIA: Është mirë, por jam shumë e lodhur. Unë punoj shumë fort, por nuk fitoj shumë para.NAOMI: Duket se keni nevojë për më shumë asete prodhuese.MARIA: Çfarë janë asetet prodhuese?NAOMI: Gjëra që e ndihmojnë biznesin tuaj të sigurojë më shumë para.MARIA: Oh, kjo më pëlqen. Do të më pëlqenin më shumë asete prodhuese … por prit; nuk mendoj se kam ndonjë tani.NAOMI: Sigurisht që keni. Pulat janë asete prodhuese. A do të fitonit më shumë para nëse do të kishit më shumë pula?MARIA: Po, do të fitoja. Unë duhet të marr më shumë pula.NAOMI: Çfarë tjetër do ta bënte më të lehtë për ju që të bënit biznes?MARIA: Do të ishte vërtet bukur të kisha një biçikletë për të shpërndarë vezë dhe të mbartja ushqim për pulat. Këmbët më lodhen aq shumë nga ecja.NAOMI: Mirë, ndoshta duhet të blini një biçikletë. A do të fitonit më shumë para nëse do të kishit një biçikletë?MARIA: Po, nëse do të kisha një biçikletë do të shpërndaja më shpejt. Do të kisha më shumë kohë për të shitur. Por, a të marr biçikletë apo më shumë pula?NAOMI: Cila është përparësia më e madhe për biznesin tuaj pikërisht tani? Një biçikletë apo më shumë pula?MARIA: Nuk e di. Si mund ta përcaktoj?Kthehuni te faqja 94Kujdes me Kostot FikseZgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim:MARIA: Naomi, unë mendoj se asetet prodhuese do të sigurojnë më shumë para në biznesin tim. Por jam e shqetësuar për kostot.NAOMI: Mirë, Maria, ju duhet të përpiqeni gjithmonë t’i pakësoni kostot.MARIA: Nga do ta dija se sa do të jenë kostot e mia? Ato ndryshojnë aq shumë!NAOMI: Së pari, ju duhet t’i ndani kostot fikse dhe të ndryshueshmet.MARIA: Oh, unë nuk e kuptoj ç’do të thotë kjo.NAOMI: Më lër ta shpjegoj kështu. A e njihni Danielin?MARIA: Personin që shet mobilie?NAOMI: Po. Kur Danieli bën një karrige për ta shitur, a mendoni se ai e paguan furnitorin për drurin që përdor për ta bërë atë?MARIA: Po.NAOMI: Ashtu është. Danielit i pëlqen të presë derisa të ketë një porosi përpara se të blejë lëndë druri.Nëse Danieli shet një karrige këtë muaj, ai paguan për dru vetëm për një karrige. Nëse shet dhjetë karrige muajin tjetër, ai do të paguajë dhjetë herë më shumë për lëndë druri.MARIA: Por kjo është në rregull, sepse ai shet gjithashtu dhjetë herë më tepër karrige!NAOMI: Saktësisht. Kostoja e Danielit për lëndë druri është një kosto e ndryshueshme. Ajo shkon lart ose poshtë në varësi nga sa shet.Tani, Danieli paguan qira për dyqanin e tij. Le të themi se qiraja e tij është 1000 dollarë në muaj. Sa qira paguan ai nëse shet dhjetë karrige?MARIA: 1000 dollarë, sigurisht.NAOMI: Sa paguan ai nëse shet vetëm një karrige?MARIA: Përsëri 1000 dollarë. Kjo nuk ndryshon.NAOMI: Ashtu është. Qiraja e Danielit është kosto fikse. Nuk ka rëndësi se sa shumë apo pak shet. Ai përsëri duhet të paguajë.MARIA: Oh, nuk mendoj se i pëlqej kostot fikse.NAOMI: Ne thjesht duhet të jemi të kujdesshme me kostot fikse. Ato mund të jenë të dobishme nëse janë për asete prodhuese.MARIA: Dhe ne shesim mjaft për të paguar për to!NAOMI: Ashtu është!MARIA: Naomi, a mund të më ndihmoni të di se cilat nga kostot e mia janë fikse dhe cilat të ndryshueshme?Kthehuni te faqja 98ShënimeKrijo një Shënim