Mësoni
Si ta përshkruaj biznesin tim?
-
Lexoni:Sot ne do të bëjmë paraqitjet e biznesit tonë. Kur u përshkruajmë biznesin tonë të tjerëve, ne mësojmë gjëra rreth biznesit tonë që mund të na ndihmojnë të përmirësohemi. Ndërsa kemi ide gjatë dhe pas paraqitjeve, le t’i shkruajmë ato në fletoret e shënimeve të biznesit tonë.
-
Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si mund t’ua shpjegoj biznesin tim të tjerëve?
PYETJA E JAVËS – Unë do të kërkoj ide nga të tjerët se si ta rrit biznesin tim.
-
Koha:Për çdo person që bën paraqitje, vendoseni kohëmatësin tek tri minuta. Bëjani të ditur paraqitësit kur i ka mbetur edhe një minutë.
-
Lexoni:Ne do të kemi tani paraqitjen e parë. Kush do të donte të fillonte i pari? Mbajeni mend, keni tri minuta për të bërë paraqitjen tuaj dhe pastaj dy minuta për diskutim.
-
Lexoni:Ndiqini udhëzimet në faqen tjetër.
BIZNESI IM NË TRI MINUTA – UDHËZIME
Pjesa 1
Përshkruajeni biznesin tuaj në më pak se një minutë.
Pjesa 2
Përshkruani në më pak se një minutë, se si përgjigjja ndaj njërës prej pyetjeve vijuese e përmirësoi shumë biznesin tuaj.
1. Çfarë duan të blejnë njerëzit?
2. Si po shes unë?
3. Si i kontrolloj kostot?
4. Si i rrit fitimet?
5. Si e drejtoj biznesin tim?
Pjesa 3
Përshkruani në më pak se një minutë, një gjë që do të bëni për të vazhduar ta përmirësoni biznesin tuaj.
-
Koha:Tani, vendoseni kohëmatësin te dy minuta për diskutim.
-
Diskutoni:Bëjini njëri-tjetrit pyetje të tjera. Këshillohuni së bashku. Ndihmoni të përmirësohet biznesi i këtij anëtari të grupit.
-
Lexoni:Tani, përsëritini këta hapa për secilin anëtar të grupit derisa secili të ketë bërë paraqitjen.
Çfarë mësova unë?
-
Diskutoni:Pronarët e suksesshëm të biznesit mësojnë vazhdimisht. Çfarë mësuat nga anëtarë të tjerë të grupit që do t’ju ndihmojë ta përmirësoni biznesin tuaj?
-
Lexoni:Në gjashtë mbledhjet tona të radhës, do të mësojmë se si ta rritim biznesin tonë. Për mbledhjen tonë të radhës, do të na duhet të sjellim regjistrat e të ardhurave dhe shpenzimeve të biznesit dhe deklaratat tona të të ardhurave të biznesit nga dy javët e fundit.
Nëse nuk kemi nisur ende një biznes, ne do t’i ndihmojmë të tjerët për regjistrat e tyre të të ardhurave e shpenzimeve dhe deklaratat e të ardhurave të biznesit. Ky do të jetë një ushtrim i mirë për ne.
-
Shihni:Shihni se si e përmirësoi Feliksi biznesin e tij duke përdorur parime të mbështetjes te vetja. Shihni “Felix: Refrigeration Parts” [“Feliksi: Pjesë Ftohëse”]. (Nuk keni material filmik? Thjesht vazhdoni.)
A po bëhem më i mbështetur te vetja?
-
Lexoni:Synimi ynë është mbështetja te vetja, edhe materialisht edhe shpirtërisht. Arritja e suksesit në biznesin tonë është vetëm një pjesë e atij synimi.
-
Diskutoni:Çfarë ndryshimesh keni parë në jetën tuaj ndërsa i keni ushtruar parimet e broshurës Themeli Im?
-
Ushtrohuni:
Hapeni broshurën Shtegu im drejt Mbështetjes te Vetja te një vlerësim mbështetjeje te vetja bosh (prapa). Plotësojini këto hapa.
Kur të keni mbaruar, kaloni tri minuta duke përsiatur sa vijon:
A jeni më shumë në dijeni të shpenzimeve tuaja? A mund t’u përgjigjeni tani me “shpesh” ose “gjithmonë” më shumë prej këtyre pyetjeve? A jeni më i sigurt me shumën që keni vendosur si të ardhurën tuaj për mbështetjen te vetja? A jeni më afër arritjes së të ardhurave tuaja për mbështetjen te vetja? Çfarë mund të bëni për t’u përmirësuar?