Raportoni
A i mbajta zotimet e mia?
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për pjesën Raportoni.
Diskutoni:Lexojeni citimin në të djathtë. Si zbatohet kjo te grupi ynë?
Lexoni:Le të raportojmë mbi zotimet tona. Ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre, të ngrihen ju lutem. (Duartrokitni për ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre.)
Tani, ngrihuni që të gjithë! Ne duhet të përpiqemi t’i mbajmë të gjitha zotimet tona. Ky është një nga zakonet kyçe të njerëzve të mbështetur te vetja.
Ndërsa jemi ende në këmbë, le t’i themi së bashku pohimet e motos sonë. Këto pohime na kujtojnë rreth qëllimit të grupit tonë.
Lexoni:Le të ulemi.
A e sollën të gjithë fletoren e vet të shënimeve të biznesit? Për ata që nuk e sollën, ju lutemi kërkojini letër dikujt për ta përdorur sot. Pas kësaj mbledhjeje, ju lutemi merrni një fletore shënimesh për pjesën tjetër të mbledhjeve tona.
Kur e shohim këtë simbol, ai na kujton se gjërat që po diskutojmë, janë të rëndësishme për t’i shkruar në librat tanë të biznesit. Neve nuk na duhet t’i shkruajmë në çast, por gjatë mbledhjes ose gjatë javës, ne duhet të shkruajmë gjërat që do të na ndihmojnë ta nisim dhe ta rritim biznesin tonë.
Diskutoni:Le të këshillohemi së bashku dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në biznesin tonë. Ky është diskutimi më i rëndësishëm i këtij takimi.
Çfarë mësuat ndërsa i përmbushët veprimtaritë e Hartës së Suksesit të Biznesit? Si do ta ndihmojë kjo biznesin tuaj?
Çfarë mësuat duke punuar për synimin javor të biznesit tuaj?