Botime të Mëparshme
Zotohuni


Zotohuni

shigjetë – e gjelbër

Si do të përparoj çdo ditë?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.

Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.

Emri i partnerit në veprim

Informacion kontakti

Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.

ZOTIMET E MIA

Unë do të vëzhgoj dhe intervistoj të paktën 10 pronarë dhe klientë. (Shih pyetjet në faqet 29–30.)

Unë do të zgjedh një biznes të ri ose do të vendos si ta përmirësoj biznesin tim.

Unë do ta arrij synimin tim javor të biznesit:

Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime.

Do t’u shtoj kursimeve të mia – qoftë edhe një a dy monedha.

Do ta raportoj te partneri im në veprim.

Nënshkrimi im

Nënshkrimi i partnerit në veprim

Si do ta raportoj përparimin tim?

Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë, vendosni “Po”, “Jo”, ose numrin e herëve që e mbajtët zotimin.

Vëzhgova dhe intervistova të paktën 10 pronarë dhe klientë (nr.)

Zgjodha një biznes apo mënyrë të re për ta përmirësuar biznesin tim (Po/Jo)

E arrita synimin javor të biznesit (Po/Jo)

E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)

I shtova kursimet (Po/Jo)

Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)

Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja vetjake në anën e prapme të broshurës suaj Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.

Lexoni:Në mbledhjen e radhës të grupit tonë, ndërmjetësi do të vizatojë një tabelë në dërrasë (si ajo më lart). Ne do të vijmë 10 minuta përpara fillimit të mbledhjes dhe do ta shkruajmë përparimin tonë në tabelë.

Zgjidheni dikë që të ndërmjetësojë temën te broshura Themeli Im javën tjetër. Kujtojeni që të ndjekë materialin dhe të mos sjellë material shtesë. (Nuk dini si të ndërmjetësoni një temë nga broshura Themeli Im? Lexojeni faqen 11 dhe pjesën e brendshme të kapakut të përparmë.)

Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.

Mirëpritja e Përshtypjeve

Ju lutemi, dërgojini idetë, përshtypjet, sugjerimet dhe përvojat tuaja te srsfeedback@ldschurch.org.