Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-portokalli

Çfarë do ta ndihmojë biznesin tim për të SIGURUAR më shumë para?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Shihni:“Bicycle or Chickens?” [“Biçikletë apo Pula?”] (Nuk keni material filmik? Shikojeni skenarin në faqen 102.)

Lexoni:Një aset është diçka që e zotëron një biznes dhe është i vlefshëm. Ju mund të blini dhe të shitni asete. Për shembull, Maria mundi të blinte një karrige për t’u ulur kur shiste vezë dhe ajo mundi të shiste një pulë. Këto janë asete [vlera].

Një aset prodhues siguron para për biznesin. Pulat e Maries janë asete prodhuese pasi ato prodhojnë vezë, që Maria i shet për para. Një karrige është aset, por jo aset prodhues. Ajo nuk siguron para.

Diskutoni:Pronarët e suksesshëm të biznesit i përdorin asetet prodhuese për ta rritur biznesin e tyre. Si mund të jetë një makinë qepëse ose biçikletë një aset prodhues?

ikona e hartës së biznesitPronarët e suksesshëm të biznesit i përdorin asetet prodhuese për ta rritur biznesin e tyre.

Ushtrohuni:Zgjidheni një partner. Renditini asetet prodhuese që biznesi juaj i ka tashmë:

Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si t’i përdor asetet prodhuese për ta rritur biznesin tim?

VEPRIMI I JAVËS – Do të përcaktoj asetet që kam, dhe do të vendos se si t’i bëj ato më prodhuese. Do t’i përcaktoj dhe do t’u jap përparësi aseteve të tjera që më duhen.

Si mund t’i bëj asetet e mia më prodhuese?

Lexoni:Lexojeni shkrimin e shenjtë në të djathtë. Ne duhet t’i përdorim asetet me urtësi. Ne kujdesemi për asetet tona në mënyrë që ato të mund të jenë shumë prodhuese.

Diskutoni:Çfarë do të ndodhte me biznesin e Maries nëse ajo nuk do të kujdesej mirë për asetet prodhuese të saj (pulat e saj)?

Ushtrohuni:Tani, vështrojini këto asete biznesi. Cilat nga asetet e mëposhtme janë aktualisht asete prodhuese?

makinë qepëse

MAKINË QEPËSE

Gloria po qep shumë këmishë sot.

biçikletë

BIÇKLETË E PRISHUR

Davidi shpreson ta rregullojë biçikletën e tij dhe ta përdorë shpejt.

pulë

PULË QË NUK BËN VEZË

Maria po pret të shohë nëse pula e saj do të fillojë të bëjë vezë.

Lexoni:Ne duhet t’i përdorim asetet tona në mënyrë sa më frytdhënëse. Lexojeni shembullin vijues të një kujdestareje të mençur.

Diskutoni:Si ishte kujdestare e mençur Gloria me asetin e saj prodhues? Si mund t’i bëni vetë më prodhuese asetet tuaja?

Si mund të marr më shumë asete prodhuese?

Ushtrohuni:Mendoni për vlerat që mund të merrni, që do t’ju ndihmonin ta rritni biznesin tuaj. Renditini më poshtë.

LLOJET E ASETEVE

ASETET QË KAM

ASETE TË REJA QË MUND TË NDIHMONIN PËR TA RRITUR BIZNESIN TIM

Mjet/Makineri

Automjet

Ndërtesë

Kafshë

Të Tjera

Ushtrohuni:Formoni një grup me dy njerëz të tjerë. Diskutoni përse këto asete do ta ndihmonin biznesin tuaj të rritej.

Ushtrohuni:Si mund t’i merrni asetet që renditët në faqen e mëparshme? Më poshtë është një listë mënyrash me të cilat njerëz të biznesit marrin asete të reja. Ndahuni në grupe treshe dhe diskutojini epërsitë dhe mangësitë e secilit variant. Renditini ato më poshtë.

MËNYRA PËR T’I MARRË ASETET

EPËRSITË

MANGËSITË

Kurseni për të blerë një aset

Merrni një partner që ka një aset

Jepni me qira një aset

Merrni me qira një aset

Merrni një hua për të blerë një aset

Të Tjera

Ushtrohuni:Tani, me të njëjtin grup të vogël, diskutoni sa më poshtë:

Cili aset do të jetë më i dobishëm për biznesin tuaj pikërisht tani? Sa para do t’ju ndihmojë të siguroni? Sa e lehtë do të jetë që ta merrni? Cilat janë disa nga mënyrat se si mund të paguani për asetin e ri?

Shihni:Shiheni historinë e suksesit: “Susy: Private School Bus” [“Suzi: Autobus Shkolle Private”] për të parë se si Suzi e ka përmirësuar biznesin e saj tashmë dhe se si planifikon të marrë një aset prodhues. (Nuk keni material filmik? Kaloni te faqja tjetër.)

Si mund t’i kontrolloj kostot?

Lexoni:Asetet prodhuese e ndihmojnë biznesin tonë të sigurojë më shumë para. Për ta rritur biznesin tonë, duhet gjithashtu të kontrollojmë kostot. Por jo të gjitha kostot janë njësoj!

Shihni:“Careful with Fixed Costs” [“Kujdes me Kostot Fikse”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 103.)

Lexoni:Kostot e ndryshueshme rriten ose zbresin me shitjet.

Kostot fikse duhet të paguhen pavarësisht sa shumë apo pak shesim.

Pronarët e biznesit të suksesshëm shtojnë kosto fikse vetëm kur e dinë se ato do ta ndihmojnë biznesin të bëjë më shumë para.

Ushtrohuni:Shihni shpenzimet e biznesit të Danielit. Qarkojeni për çdo shpenzim fjalën fiks ose i ndryshueshëm.

ikona e hartës së biznesitPronarët e biznesit të suksesshëm shtojnë kostot fikse vetëm kur ato do të rritin fitimet.

SHPENZIMET E BIZNESIT TË DANIELIT

Qira për dyqanin

Fiks

I ndryshueshëm

Lëndë druri për mobilie

Fiks

I ndryshueshëm

Kosto të dërgimit

Fiks

I ndryshueshëm

Rroga e Danielit

Fiks

I ndryshueshëm

Ushtrohuni:Renditni shpenzimet e vetë biznesit tuaj. Qarkojeni për çdo shpenzim fjalën i ndryshueshëm ose fiks.

SHPENZIMET E BIZNESIT TIM

Fiks

I ndryshueshëm

Fiks

I ndryshueshëm

Fiks

I ndryshueshëm

Fiks

I ndryshueshëm

Fiks

I ndryshueshëm

Fiks

I ndryshueshëm

Fiks

I ndryshueshëm

Fiks

I ndryshueshëm

Lexoni:Gjatë javës, ne do të shënojmë të ardhurat dhe shpenzimet tona, duke treguar cilat janë fikse dhe cilat janë të ndryshueshme dhe do të sjellim deklaratat e të ardhurave tona në mbledhjen tonë të radhës.