Mësoni
Si përshtaten të gjitha së bashku?
-
Koha:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Shikoni:“We Can Do This!” [“Ne Mund ta Bëjmë Këtë!”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 192.)
-
Ushtrohuni:Biznesi i Maries është më mirë nga sa ishte 12 javë përpara. Sa më mirë është biznesi juaj nga sa ishte 12 javë përpara? Bashkohuni me një anëtar të grupit. Nxirreni Hartën tuaj të Suksesit të Biznesit. Pyetni: “Si e ka përmirësuar __________ (diçka nga harta) biznesin tuaj?”
Për shembull: “Si e ka përmirësuar përdorimi i furnitorëve të shumtë biznesin tuaj?”
Me radhë bëjini njëri-tjetrit pyetje për dy minuta.
-
Lexoni:Ne mund ta bëjmë këtë! Ne kemi pasur suksese. Ne e kemi nisur dhe rritur biznesin tonë! Ne duhet të vazhdojmë t’i përmirësojmë bizneset tona dhe të rritim fitimet tona.
-
Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si do t’i shtoj fitimet? Si mund të vazhdoj të mësoj dhe të përmirësohem?
VEPRIMI I JAVËS – Unë do të vendos synime për biznesin tim. Unë do të përgatit një paraqitje rreth biznesit tim.
Si do t’i arrij synimet e biznesit tim?
-
Diskutoni:Lexojeni citimin në të djathtë. Cilat synime “e ndezin përfytyrimin tuaj dhe krijojnë gëzim në zemrat tuaja”?
-
Ushtrohuni:Shkruani tri synime që keni për biznesin tuaj. Merrni dy minuta.
Bashkohuni me dy njerëz të tjerë. Vështrojini dy synimet më poshtë.
Unë dua të përmirësohem në administrimin e parave të mia sepse shpesh nuk kam mjaft për të paguar për të gjitha shpenzimet e mia veçse duke marrë borxh nga familja ime, që ndonjëherë është e vështirë sepse as ata nuk kanë mjaft.
Unë do t’i dyfishoj fitimet e mia muajin tjetër.
Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Diskutoni përse e zgjodhët secilën përgjigje.
-
Cili synim është më emocionues?
-
Cili synim është më i lehtë për t’u mbajtur mend?
-
Cili synim është më i lehtë për t’u matur (dijenia se kur e keni arritur synimin)?
-
-
Lexoni:Pronarët e suksesshëm të biznesit vendosin synime që janë emocionuese, të lehta për t’u mbajtur mend dhe të lehta për t’u matur.
-
Ushtrohuni:Në mënyrë të pavarur, shkruajini përsëri tri synime për biznesin tuaj. Merrni dy minuta për të vendosur synime që janë emocionuese, të lehta për t’u kujtuar dhe të lehta për t’u matur.
Tani, ngrihuni të gjithë dhe mbyllini fletoret e punës! Kthehuni nga personi pranë jush dhe tregojani atij synimin tuaj më emocionues. Me shpejtësi, kaloni te personi tjetër derisa t’ia keni treguar secilit.
Kthehuni përsëri tek i gjithë grupi. Tregojani grupit synimin e dikujt tjetër (mos e tregoni tuajin).
-
Diskutoni:A ishin synimet tuaja emocionuese, të lehta për t’u mbajtur mend dhe të lehta për t’u matur?
-
Lexoni:Synimet nuk ndodhin thjesht sepse ne duam të ndodhin. Ne duhet të punojmë fort për t’i arritur synimet tona. Lexojeni citimin e Presidentit Monson në të djathtë.
-
Ushtrohuni:Shkruajini tri synimet tuaja përsëri më poshtë. Shkruani çfarë planifikoni të bëni për t’i arritur synimet tuaja (jepet shembull).
SYNIM
ÇFARË DO TË BËJ PËR TA ARRITUR SYNIMIN TIM
Unë do t’i dyfishoj fitimet e mia muajin tjetër duke hapur një tezgë në një rrugë të rrahur.
Do të vë djalin tim të punojë në biznesin tim ndërsa kërkoj një vend të mirë për tezgën time të re.
Unë do të jap kampione që njerëzit të dinë të blejnë nga unë.
-
Lexoni:Ne me gjasë do të kemi vështirësi dhe zhgënjime ndërsa punojmë për synimet tona. Pronarët e biznesit të suksesshëm nuk dorëzohen kurrë dhe planifikojnë mënyra për t’i kapërcyer vështirësitë. Lexojeni tregimin më poshtë.
-
Shkruajmë:Jepni ide për mënyra me të cilat mund t’i kapërceni vështirësitë në arritjen e synimeve tuaja. Kujtohuni se Zoti mund t’ju ndihmojë dhe që njerëz të tjerë mund t’ju ndihmojnë. Shkruajini idetë tuaja më poshtë.
Si të përgatitem për diplomim?
-
Lexoni:Si pjesë e diplomimit, ne do të ngrihemi dhe do t’u përshkruajmë biznesin tonë pronarëve të tjerë të biznesit, anëtarëve të familjes dhe miqve. Ndërsa e shihni materialin filmik, ndiqini udhëzimet e mëposhtme.
-
Shihni:“My Business in Five Minutes” [“Biznesi Im në Pesë Minuta”] (Nuk keni material filmik? Ndërmjetësi mund të lexojë faqen 193 ndërsa gjithë të tjerët i ndjekin udhëzimet e mëposhtme.)
BIZNESI IM NË PESË MINUTA: UDHËZIME
Pjesa 1:
Përshkruajeni biznesin tuaj në më pak se një minutë.
Pjesa 2:
Përshkruani në më pak se një minutë, se si përgjigjja ndaj njërës prej pyetjeve vijuese e përmirësoi shumë biznesin tuaj:
-
Çfarë duan të blejnë njerëzit?
-
Si po shes unë?
-
Si i kontrolloj kostot?
-
Si ta shtoj fitimin?
-
Si e drejtoj biznesin tim?
Pjesa 3:
Përshkruani në më pak se një minutë, se si i keni rritur kursimet dhe keni mbajtur shënime financiare.
-
Për sa javë i shtuat kursimet tuaja? ___
-
Për sa javë mbajtët shënime financiare të biznesit? ___
-
Për sa javë mbajtët shënime financiare vetjake? ___
Pjesa 4:
Përshkruani në më pak se një minutë, një gjë që do të vazhdoni ta përmirësoni në biznesin tuaj.
Pjesa 5:
Përshkruani në më pak se një minutë, një synim biznesi që e keni, dhe si do ta arrini synimin tuaj.
-
-
Ushtrohuni:Gjatë javës, mendoni rreth asaj që do të donit të tregoni. Shkruajini idetë tuaja në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj. Ushtrohuni duke ia bërë paraqitjen tuaj familjes ose miqve tuaj. Ejani të përgatitur dhe tregojini paraqitjet e biznesit tuaj. (Nëse zgjidhni, mund të përdorni shënime, skema ose ndihmesa të tjera pamore.)
Çfarë do të bëj pas diplomimit?
-
Lexoni:Pronarët e suksesshëm të biznesit vazhdimisht kërkojnë të mësojnë. Ne mund të mësojmë nga librat, pronarë të tjerë biznesesh dhe nga njëri-tjetri.
Për shembull, ju mund të merrni parasysh ta regjistroni ligjërisht biznesin tuaj. Diskutimi i kësaj me anëtarët e grupit tuaj ose me anëtarë të një këshilli biznesi mund t’ju ndihmojë të dini kur dhe si ta bëni këtë.
-
Diskutoni:A do të dëshironit të vazhdoni të mblidheni si grup? A do të dëshironit të mblidheni me grupe të tjera në kunj?
-
Lexoni:Nëse zgjedhim të vazhdojmë të mblidhemi, ne mund të hartojmë rendin tonë të ditës ose të ndjekim një rend dite si ky:
A po bëhem më i mbështetur te vetja?
-
Lexoni:
Synimi ynë është mbështetja te vetja, si materialisht edhe shpirtërisht. Arritja e suksesit në biznesin tonë është veçse pjesë e atij synimi.
-
Diskutoni:Çfarë ndryshimesh keni parë në jetën tuaj ndërsa i keni ushtruar dhe i keni dhënë mësim parimet e broshurës Themeli Im ?
-
Ushtrohuni:Hapeni broshurën Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja te një vlerësim për mbështetjen te vetja bosh (në anën e prapme). Plotësojini këta hapa.
Kur të keni mbaruar, merrni tri minuta për të përsiatur sa vijon:
A jeni më të vetëdijshëm tani për shpenzimet tuaja? A mund t’u përgjigjeni tani me “shpesh” ose “gjithmonë” më shumë prej këtyre pyetjeve? A jeni më të sigurt për shumën që keni vendosur si të ardhurat tuaja të mbështetjes te vetja? A jeni më pranë arritjes së të ardhurave tuaja të mbështetjes te vetja? Çfarë mund të bëni për t’u përmirësuar?