Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.
SKENA: Tre njerëz të shkurajuar janë ulur në një stol kur një i katërt vjen të ulet.
TREGIMTARI: Pra çfarë është një biznes i suksesshëm? Është i gjithi rreth të ndihmuarit të njerëzve t’i zgjidhin problemet e tyre. Është rreth të kuptuarit të klientëve. Nëse dikush ka një nevojë dhe ju e ndihmoni ta zgjidhë, ai do t’ju PAGUAJË. Dhe kjo është e mirë! Por si e zbuloni se çfarë u duhet klientëve?
PERSONI I 4-t: Tungjatjeta. Hej, unë po përpiqem të nis një biznes. A ka drejtuar ndonjëherë biznes ndonjëri prej jush?
NJERËZ TË TJERË: “Po”. “Po.” “Po.”
PERSONI I 4-t: Oh, kjo është shumë bukur. Cilët janë ata?
PERSONI I 1-rë: Mirë, shikoni, unë i pëlqej lakuriqët e natës, prandaj shes lakuriq nate në një shkop. Një lloj kafshe shtëpiake, e dini. Unë i dua. I ushqej me insekte.
PERSONI I 4-t: Vërtet?
PERSONI I 1-rë: Po.
PERSONI I 4-t: Si po ecën?
PERSONI I 1-rë: Epo, jo shkëlqyeshëm. Njerëzit nuk duket se e kuptojnë. Dhe ata kafshojnë ndonjëherë.
PERSONI I 4-t: Në rregull, po për ju si po shkon?
PERSONI I 2-të: Po, unë jam vërtet i mirë në gatim.
PERSONI I 4-t: Gatim?
PERSONI I 2-të: Pikërisht. Kështu unë kam këtë recetë për gjalpin në një shkop.
PERSONI I 4-t: Në një shkop?
PERSONI I 2-të: Po. Të ftohtë mbështjellë në pite. Jam vërtet i mirë në këtë.
PERSONI I 4-t: Si po shkon për ju?
PERSONI I 2-të: Unë kam shitur disa … epo, një.
PERSONI I 4-t: Po ju?
PERSONI I 3-të: Po, pra vështroja njerëz në rrugë në orë të ndryshme të ditës. Dhe u bëja pyetje. Dhe vëreja çfarë blejnë, kur dhe me sa e blejnë. Dhe bisedova me njerëz që po shisnin materiale, mbi çfarë ecte dhe çfarë jo. Isha i interesuar për një biznes ushqimi, sepse janë të lehtë për t’i filluar ata dhe mua më pëlqen ushqimi dhe më pëlqejnë njerëzit.
PERSONI I 4-t: Vërtet? Ju e bëtë gjithë këtë?
PERSONI I 3-të: Po, për disa ditë. Qe vërtet interesante.
PERSONI I 4-t: Po, me siguri! Çfarë zbuluat?
PERSONI I 3-të: Epo, unë u befasova. Zbulova se pasdite dhe në mbrëmje, njerëzit duan diçka të ëmbël dhe të volitshme dhe jo shumë të shtrenjtë dhe zbavitëse – një ëmbëlsirë për t’u ngritur humori ose për ta ndarë me një mik apo me familjen e tyre. Kështu provova disa gjëra dhe bisedova me më shumë njerëz.
PERSONI I 4-t: Dhe a gjetët përgjigje?
PERSONI I 3-të: Po. Gjeta se, nëse vendosni një banane në një shkop dhe pastaj e vishni thjesht me pak çokollatë, llojin e duhur, mandej i shtoni këto grimca karameleje, po, njerëzit thjesht vdesin për të – sidomos nëse jeni te vendi i duhur në kohën e duhur.
PERSONI I 4-t: Vërtet?
PERSONI I 3-të: Po, miku im dhe unë shitëm 400 në dy ditët e para dhe bëmë plot para. Ajo vërtet m’i plotësoi nevojat: ishte e thjeshtë dhe fitimprurëse.
PERSONI I 4-t: Ou! Po çfarë ndodhi më tej?
PERSONI I 3-të: Unë po tërhiqem.
PERSONI I 4-t: Tërhiqesh?
PERSONI I 3-të: Po, ka shumë punë në ditë të nxehta.
PERSONI I 4-t: Hëmmm. Kështu a do t’ju prishte punë nëse në njëfarë mënyre unë e marr idenë tuaj?
PERSONI I 3-të: Jo. Është e gjitha juaja. Fillojeni menjëherë.
TREGIMTARI: Vështroni. Bëni pyetje.
Njihini klientët.
Punoni fort, bëni para.
Shijojini bananet!
Kthehuni te faqja 18
Lexojini me radhë paragrafët e mëposhtëm:
Si do ta zgjidhni biznesin e duhur për ju? Ose nëse keni një biznes, si do ta dini nëse është i duhuri? Këtu janë katër pyetje kyçe që do t’ju ndihmojnë të merrni vendimin më të mirë.
1) Çfarë duan të blejnë njerëzit … 2) që unë mund të ofroj 3) që është një biznes që mund ta nis fare lehtësisht dhe 4) që do t’i rritë të ardhurat e mia dhe do të më ndihmojë të bëhem më i mbështetur te vetja?
Ose me fjalë të tjera, unë duhet ta marr vendimin tim bazuar te 1) klientët dhe produktet, 2) vetë aftësitë, interesat dhe përvoja ime 3) mjedisi, përfshirë konkurrencën, furnitorët dhe paratë dhe 4) potenciali për të ardhura vjetore dhe fitime.
Këtu është një shembull. Maria pati shpenzuar disa vite duke shërbyer në restorante dhe hotele. Por e ardhura e saj ishte e paqëndrueshme. Ajo nuk merrte mjaftueshëm për të ndihmuar familjen e për të përballuar nevojat veta. Kështu, përveç punës së saj si kameriere, ajo vendosi të niste biznesin e vet. Por çfarë?
Duke filluar me pyetjen një, Maria kujtoi që ajo i kishte dëgjuar kuzhinierët në restorante të ndryshme që ankoheshin kur nuk mund të merrnin vezë të mjaftueshme me cilësi të lartë, të freskëta. Kështu ajo e dinte se ishte problem. Dy, babai i saj kishte rritur pula dhe ajo kishte mësuar prej tij disa të fshehta rreth shtimit të prodhimit të vezëve. Ajo gjithashtu e dinte se kjo donte shumë punë! Tre, ajo nuk dinte shumë rreth konkurrencës, por ajo e dinte se mund ta fillonte me pak në një pikë të hapur pranë shtëpisë së saj që nuk do të kushtonte tepër. Katër, dhe ajo dinte se restorantet paguanin për vezë, prandaj ajo llogariti që do të kishte fitim të mirë nëse do të mund të shiste mjaft vezë.
A mund ta shihni se si këto katër pyetje e ndihmuan atë rreth përzgjedhjes së biznesit të duhur?
Prapëseprapë, Maria kishte nevojë për më shumë përgjigje. Ajo kishte nevojë të mësonte shumë më tepër rreth klientëve të saj të mundshëm, konkurrencës, furnitorëve, vënies së çmimit dhe madje aftësive për të drejtuar biznesin. Ku mund të shkonte për ndihmë? Si mund ta ndërmerrte hapin tjetër ajo për të marrë një vendim?
Çfarë do të bëni ju që të merrni informacionin që ju nevojitet për të marrë vendime të mira?
Kthehuni te faqja 18
Mësoni rreth Bizneseve të Ngjashme Për t’i mbajtur zotimet tuaja, vizitoni dhe vëzhgoni biznese si ai që mund të nisni (konkurrentët tuaj). Çfarë po shkon mirë për ta? Çfarë nuk po shkon mirë? Bisedoni me njerëz që drejtojnë biznese. Me qëllim që të shmangni ndjesitë e konkurrencës, bisedoni me njerëz jashtë zonës suaj.
Përdorni pyetjet e mëposhtme. Shtoni pyetje të tjera. Kthejeni në bisedë. Sigurohuni që të tregoni mirënjohjen tuaj.
Bëjeni këtë çdo ditë këtë javë (përveç së dielës). Shënojini përgjigjet e tyre dhe gjërat që mësoni, te blloku juaj i shënimeve.
PARAQITJE: Tungjatjeta, unë jam ____ (emri). Po ju? Unë jam në një klasë biznesi dhe ne po përpiqemi të mësojmë si arrin sukses biznesi. A mund të bëj disa pyetje?
Çfarë blejnë më së shumti klientët tuaj?
Përse mendoni se klientët tuaj e blejnë atë që ju shitni?
Cilët janë konkurrentët tuaj? Çfarë është unike në biznesin tuaj?
Ku e merrni prodhimin tuaj? A ka furnitorë të tjerë?
A mendoni se mund të gjeni një çmim më të ulët nëse blini më shumë njëherësh?
Cili është çmimi juaj? Si vendosët për këtë çmim? A jeni me fitim?
Çfarë do të ndodhte nëse do ta rritnit apo ulnit çmimin?
Sa mund të shitni përafërsisht çdo ditë?
Si i gjeni klientët e rinj?
Sa e rëndësishme është vendndodhja juaj?
Cilët kanë qenë disa çelësa për suksesin tuaj? Shqetësimet më të mëdha?
Mësoni rreth Klientëve të Ngjashëm Bisedoni me njerëz që janë klientë të bizneseve si ai që mund të nisni ju. Vërejini ata dhe mësoni gjithçka mundeni.
Përdorni pyetjet e mëposhtme. Shtoni pyetje të tjera. Kthejeni në bisedë. Sigurohuni që të tregoni mirënjohjen tuaj.
Bëjeni këtë çdo ditë këtë javë (përveç së dielës). Shënojini përgjigjet e tyre dhe gjërat që mësoni, te blloku juaj i shënimeve.
PARAQITJE: Tungjatjeta, unë jam ____ (emri). Po ju? Unë jam në një klasë biznesi dhe ne po mësojmë rreth klientëve. A mund të bëj disa pyetje?
Çfarë blini nga ky biznes?
Nëse do të mundnit, çfarë do të ndryshonit rreth këtij produkti? Rreth biznesit?
A e keni blerë këtë produkt në vende të tjera? A ishin më të mirë apo më të këqij? Përse?
Çfarë ju pëlqen që e blini këtë produkt këtu?
Çfarë do t’ju bënte të donit të blinit më shumë?
A është i drejtë pak a shumë çmimi? A do të blinit më shumë me një çmim më të ulët?
A do të blinit përsëri po aq nëse do ta ngrinin çmimin?
A është e rëndësishme vendndodhja?
A janë ata më së shumti gra apo burra apo një përzierje?
A janë më të rinj apo më në moshë?
A duken të kenë më shumë para apo më pak?
Në cilën kohë të ditës blejnë ata?
Sa blejnë?