Botime të Mëparshme
Zotohuni


Zotohuni

shigjetë–kafe

Si do të përparoj unë çdo ditë?

Koha:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta vetëm për këtë faqe.

Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.

ZOTIMET E MIA

Unë do të përgatit një paraqitje rreth biznesit tim.

Unë do të vendos synime për biznesin tim.

Unë do ta arrij synimin tim javor të biznesit:

Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime.

Do t’u shtoj kursimeve të mia – qoftë edhe një a dy monedha.

Nënshkrimi im

Si mund të vazhdoj të jem i mbështetur te vetja?

Koha:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për këtë faqe.

Lexoni:Kthehuni te faqja 28 e broshurës Themeli Im për të bërë veprimtarinë e fundit dhe për të planifikuar një projekt shërbimi si grup. Kur të mbaroni, rikthehuni këtu.

Lexoni:Përgëzime! Zoti ju ka bekuar me njohuri dhe aftësi të reja dhe ju keni përmbushur gjëra të mrekullueshme. Vazhdoni të ecni përpara!

Për ta mbajtur vrullin e biznesit tuaj në vijim, ju mundeni:

  • Të dilni vullnetar dhe të shërbeni te një qendër e mbështetjes te vetja pranë jush. (Një qëllim i të bërit i mbështetur te vetja është të jesh në gjendje të ndihmosh të tjerët. Shërbimi ndaj të tjerëve është një bekim i madh.)

  • Të vazhdoni të takoheni me grupin tuaj. Të vazhdoni ta përkrahni dhe nxitni njëri-tjetrin.

  • Të vazhdoni të merrni pjesë në mbledhje shpirtërore të mbështetjes te vetja.

  • T’i mbani lidhjet me partnerin tuaj në veprim. Ta përkrahni dhe ta nxitni njëri-tjetrin.

Unë do të vazhdoj të përparoj duke bërë dhe mbajtur zotime.

Nënshkrimi im

Lexoni:Ne do të bëjmë tani një lutje mbylljeje.

Mirëpritja e Përshtypjeve

Ju lutemi, dërgojini idetë, përshtypjet, sugjerimet dhe përvojat tuaja te srsfeedback@ldschurch.org.

Shënim për Ndërmjetësin:

Kujtohuni ta raportoni përparimin e grupit te srs.lds.org/report në mënyrë që anëtarët të marrin certifikatat e tyre.