Zotohuni
Si do të përparoj çdo ditë?
Koha:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.
Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.
Emri i partnerit në veprim
Informacion kontakti
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
ZOTIMET E MIA |
---|
Unë do të intervistoj të paktën 4 furnitorë dhe do të gjej burime për produktin tim. (Shihini pyetjet te faqja 37.) Shkruajeni numrin e furnitorëve që do të intervistoni: |
Unë do të vendos çmimin tim fillestar të shitjes. |
Do ta arrij synimin javor të biznesit tim: |
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
Do t’u shtoj kursimeve të mia – qoftë edhe një a dy monedha. |
Do ta raportoj te partneri im në veprim. |
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Si do ta raportoj përparimin tim?
Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë, shkruani “Po”, “Jo”, ose numrin e herëve që e mbajtët zotimin.
Intervistova të paktën 4 furnitorë (Shkruani nr.)
E vendosa çmimin tim fillestar të shitjes (Po/Jo)
E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
Lexoni:Gjithashtu, kujtohuni t’i gjurmoni shpenzimet tuaja vetjake në anën e prapme të broshurës suaj Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.
Lexoni:Zgjidheni dikë që të ndërmjetësojë temën te broshura Themeli Im javën tjetër. Kujtojeni atë ta ndjekë materialin dhe të mos sjellë në klasë materiale shtesë. (Nuk dini si të ndërmjetësoni një temë nga broshura Themeli Im? Lexojeni faqen 11 dhe pjesën e brendshme të kapakut të përparmë.)
Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.